Çamçakëzi – për dhe kundër

Edhe pse janë një armë e dobishme në luftën kundër kariesit, çamçakëzët gjatë viteve janë dëshmuar të jenë një bombë e tempuar për shëndetin...

Edhe pse janë një armë e dobishme në luftën kundër kariesit, çamçakëzët gjatë viteve janë dëshmuar të jenë një bombë e tempuar për shëndetin e njeriut.

Çamçakëzët mund të shkaktojnë deformime të fytyrës
Personat të cilët gjatë ditës përtypin çamçakëzë mund t’i aktivizojnë së tepërmi muskujt të cilët mund të zhvillohen shumë, gjë që mund të rezultojë me një fytyrë katrore. Nga ana tjetër, nëse përtypni vetëm në njërën anë, kjo mund të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të kokës, nofullës dhe qafës; dhe me kalimin e kohës mund të rezultojë në inflamacion të nyjave të nofullave.
Ndikimi negativ në kujtesë dhe zorrë
“Shumë aspekte të kujtesës mbështeten në përdorimin e teknikave të tilla si përsëritja e fjalëve në kokë, dhe kjo është e vështirë derisa përtypni”, thekson profesori Andrew Smith nga Universiteti Cardiff. .
Çamçakëzët gjithashtu mund të kenë një efekt negativ në zorrë, sepse nxisin sekretimin e acidit në stomak, por pasi që nuk ka ushqim, mbetet teprica e acidit. Kështu, me këtë shprehi e rritni mundësinë e shfaqjes së sëmundjes të gastritit, formimin e ulcerave, problemet me tretje dhe dhimbjet. Përveç kësaj, shumica e çamçakëzëve përmbajnë sorbitol, i cili mund të shkaktojë gazra dhe fryrje.
Nevoja për ushqim të pashëndetshëm
Çamçakëzët ndoshta ju ofrojnë një aromë të freskët të gojës kur nuk jeni në gjendje të përdorni pastë dhëmbësh, por sipas një studimi të ri, ata gjithashtu çojnë në rritje të nevojës për konsum të ushqimit të pashëndetshëm.
Përtypja stimulon trurin
Studimi nga Instituti Kombëtar i Shkencave Radiologjike në Japoni sugjeron se përtypja stimulon trurin. Kur subjektet iu nënshtruan një vargu të testeve, ata të cilët kishin përdorur çamçakëzë kishin 10 për qind përgjigje më të shpejta në krahasim me ata që nuk kishin përtypur.
Përtypja e çamçakëzit mund të ndikojë në tetë pjesë trurit të cilat janë të përfshira kryesisht në ekzekutimin e ndonjë veprimi ose funksioni motorik, shpjegon dr. Duncan Bankat, drejtor i British Neuroscience Association.
Çamçakëzi rrit vigjilencën, ndihmon në ruajtjen e vëmendjes dhe përmirëson reagimin”, theksoi profesori Smith. Dhe ne e dimë se përtypja e çamçakëzit rrit numrin e rrahjeve të zemrës, gjë që rrit qarkullimin e gjakut në tru. Njerëzit të cilët përtypin çamçakëz kanë një produktivitet të rritur në punë, gjë që përputhet me atë që tregojnë studimet në laborator”, shtoi profesori Smith, puna e të cilit u financua pjesërisht nga prodhuesit e çamçakëzëve./telegrafi/

Related

Shëndet & estetikë 8574162425068603592

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item