Çfarë është aura e njeriut?

Pranohet pothuaj nga të gjithë se çdo njeri ka një aura që, shumica e njerëzve, e perceptojnë si një masë drite që rrethon trupin tonë. Në e...

Pranohet pothuaj nga të gjithë se çdo njeri ka një aura që, shumica e njerëzve, e perceptojnë si një masë drite që rrethon trupin tonë. Në esencë, është pikërisht ashtu, por kjo është ta shikosh shumë thjesht problemin sepse aura shtrihet shumë herë më tepër se ç’mund të mendojnë njerëzit dhe përbëhet nga shumë pjesë të ndryshme.

Në kuptimin më të gjerë, aura është çdo formë energjie që gjenerohet nga trupi dhe rrezatohet larg trupit. Sot, ka pajisje me të cilat mund të shohim përbërësit e auras duke na çuar drejt të kuptuarit të ndikimeve dhe përdorimeve që ka ajo. Siç do ta shihni, aura është shumë komplekse duke qënë se përbëhet nga një sërë vibrimesh elektrike dhe elektromagnetike dhe, ndoshta, edhe nga forma të tjera rrezatimesh që do të zbulohen.
Rrezatimi i auras është në fakt komunikim, ashtu si edhe valët e radios, duke mbartur informacion mbi veten tonë për në hapësirën që na rrethon. Shumë dukuri të tjera mund të lidhen ose varen nga aura, pavarësisht se në pamjen e parë nuk duket se është kështu.
Shqisat normale të njeriut
Ne të gjithë kemi lindur me disa shqisa dhe pikërisht me ndihmën e tyre ne mundemi të perceptojmë botën që na rrethon. Shqisat tona janë të mjaftueshme për jetën tonë të përditshme aq sa na kanë bërë në gjendje që të mbijetojmë si specie në mënyrë shumë të suksesshme. Por rreth nesh ekzistojnë shumë më tepër gjëra se ç’mund të zbulojnë shqisat tona normale. Dy nga shqisat tona që mund të kapin ngjarje në largësi janë sytë dhe veshët. Veshët tanë kapin vibrimet në ajër kurse sytë zbulojnë vibrimet elektromagnetike që udhëtojnë në të ashtuquajturin eter. Valët e dritës që shohim ne janë valë të energjisë elektromagnetike me frekuenca të ndryshme vibrimi (ose gjatësi të ndryshme valësh), duke na dhënë ngjyrat e ndryshme. Drita thjesht e bardhë përmban vibrime të të gjitha frekuencave që mund të veçohen duke e kaluar këtë dritë nëpër një prizëm ose një pikë shiu, duke përftuar një spektër të ngjyrave ose një ylber. Ngjyrat e kuqe kanë frekuencë më të ulët se sa ngjyrat drejt vjollcës, ku frekuencat janë më të larta.
Sytë tanë mund të shohin frekuencat që ne i quajmë dritë e dukshme, por çfarë shohim ne është vetëm një pjesë e spektrit elektromagnetik. Për të parë të gjitha frekuencat e tjera, normalisht na duhen pajisje për t’i konvertuar frekuencat e padukshme në një formë që mund ta shohim ose ta dëgjojmë. Rezatimin elektromagnetik e kemi rreth e qark nesh dhe një nga përdorimet më të zakonshme të tij janë transmetimet e sinjaleve të radios dhe të TV. Zërat dhe figura transmetohen në frekuenca shumë më të vogla se ç’mund të detektojme ne me shqisat tona normale dhe na duhet një radio ose TV për t’i konvertuar zërat dhe figurat në një formë të detektueshme nga shqisat tona. Dihet që radio dhe TV përdorin frekuenca të ndryshme.
Rrezatimi i trupit të njeriut
Trupi ynë rrezaton një spektër të gjërë frekuencash elektromagnetike. Frekuencat më të dukshme janë ato të imazhit aktual të vet trupit, por ky imazh është vetëm reflektimi i dritës nga burime të tjera, si psh drita e diellit ose drita elektrike. Trupi i njeriut, në fakt, nuk rrezaton vetë frekuenca në spektrin e dukshëm dhe kjo bëhet e qartë po të mbyllim dritën elektrike natën. Për sytë tanë, trupi zhduket. Ne shohim vetëm errësirë.
Megjithatë, trupi rrezaton frekuenca të cilat ne, normalisht, nuk mund t’i shohim pa ndihmë. Disa prej frekuencave më të dobishme janë ato më poshtë ngjyrës së kuqe, zakonisht të njohura si infra të kuqe. Frekuencat infra të kuqe mund të udhëtojnë shumë kilometra dhe sot disponohen pajisje që i kapin këto frekuenca. Pajisje të tilla përdoren nga ushtria dhe policia në helikopterë për të parë njerëzit poshtë gjatë natës. Pajisje me të njëjtin parim përdorin edhe brigadat e zjarrfikëseve për të detektuar njerëzit nën godinën e rrëzuar.
Nga kjo shohim se ky komponent i aurës sonë kalon lehtësisht mes për mes objekteve të ngurta dhe rrezatohen në një distancë të konsiderueshme. Ne rezatojmë energji edhe në shumë frekuenca dhe forma energjie të tjera që akoma nuk janë kuptuar plotësisht. Por është pothuaj e sigurt se këta komponentë të tjerë të aurës kanë disa prej këtyre karakteristikave.
Njohim, në thelb, të gjitha format elektrike dhe elektromagnetike të rrezatimit, por ama vetëm kohët e fundit janë duke përdorur njerëzit metoda moderne për të korreluar mendimet, ndjenjat dhe eksperiencat e njerëzve me aurat e tyre. Meqënëse rrezatimi zhvillohet nga proceset e trupit tonë dhe çdo individ është unik, del që aura e secilit person është e ndryshme. Por, ndryshe nga shenjat e gishtave, aura ndryshon me kohën dhe me gjendjen fizike dhe mendore të personit. Kjo teknikë krijon mundësinë e matjes së komponentëve dhe modeleve të ndryshme në aurën e një personi dhe bashkëlidhjen e tyre me gjendjen e personit. Ky shërbim ofrohet sot të paktën nga një organizatë.
Energjia magnetike
Shumë njerëz pretendojnë se janë në gjëndje të ndjejnë praninë ose të kenë aftësinë e perceptimit ekstrasensor (jashtndijimor). Natyra ekzakte e kësaj dukurie akoma nuk është e qartë. Një komunikim i tillë nuk është rrezatim elektromagnetik siç e njohim ne, përndryshe ne do të kishim dëgjuar brenda kokës sonë sinjalet e radios dhe të televizionit. Ka kohë që njihet fakti se qelizat e gjalla reagojnë ndaj fushave magnetike dhe ndaj rrezatimit. Shpejtësia e rritjes dhe karakteristikat e florës dhe faunës mund të influencohen nga rrezatimi bërthamor (që është një rrezatim elektromagnetik me frekuencë shumë të lartë). Dihet që qelizat e gjalla vetrreshtohen në një fushë magnetike. Zogjtë psh, kur udhëtojnë, përdorin fushën magnetike të Tokës për të përcaktuar drejtimin e tyre. Nga kjo del e qartë se krijesat e gjalla mund të reagojnë ndaj formave të stimulimit që më parë nuk mendohej se ishin të kapshme me shqisat tona normale. Nuk është larg mundësisë që disa njerëz kanë aftësinë e detektimit të disa komponentëve të caktuar të aurës së një personi tjetër.
Eksperimentet
Shumë nga eksperimentet e kaluara mbi dukuritë psiqike nuk janë kryer me rigorozitet shkencor dhe, prandaj, rezultatet nuk para janë besuar. Një nga vështirësitë është veçimi i informacionit të dëshiruar nga sasia e pakufi e rrezatimit të padëshiruar që udhëton nëpër hapësirë. Mund ta imagjinoni vështirësinë kur kemi parasysh mijërat e burimeve të rrezatimit në Tokë që mund të ndikojnë mbi rezultatet, pa llogaritur pastaj sinjalet e gjeneruara nga proceset në hapësirë.
Meqënëse disa ngjarje psiqike mund të përfshijnë forma energjie që ne akoma nuk i kuptojmë plotësisht, kjo e dyfishon vështirësinë e kryerjes së eksperimenteve objektive me këto dukuri. Për t’u besuar atyre, këto eksperimente psiqike duhen kryer në një zonë plotësisht të filtruar nga të gjitha format e rezatimit për të parandaluar rezultate të rreme që, fatkeqësisht, i bën këto eksperimente të kostueshme. Ndonëse, për momentin, dukuritë psiqike qëndrojnë akoma në fazën e pranueshmërisë shkencore, kërkimet mbi aurën e njerëzve mund të çojnë në shpjegimin e perceptimit ekstrasensor dhe efekteve të tjera psiqike që përfshijnë komunikimin.
Nga libri “Bota drejt barbarizmit dhe Profetët”
A. J. RICHARDSON

Standard

Related

Shëndet & estetikë 7007539745797051583

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item