Pastërtia e tepërt, e dëmshme

Ekziston një lidhshmëri ndërmjet fiksimit për pastërtinë dhe numrit gjithnjë e më të madh të personave depresivë – thonë shkencëtarët amerik...

Ekziston një lidhshmëri ndërmjet fiksimit për pastërtinë dhe numrit gjithnjë e më të madh të personave depresivë – thonë shkencëtarët amerikanë. Sipas tyre, eliminimi i baktereve dhe viruseve, në fakt e zvogëlon imunitetin tonë dhe kjo ka efekt në funksionin e trurit.

Tash e një kohë për shtimin e numrit të personave astmatikë dhe alergjikë fajësohet ambienti steril në të cilin jetojmë. Disa baktere janë të nevojshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Pa to, trupi ynë reagon në mënyrë të tepruar ndaj pluhurit dhe polenit që rezulton me alergji.
Ekspertët nga Atlanta pohojnë se ky reagim i tepruar ndikon edhe në tru, i cili me vështirësi prodhon substancat kimike që na bëjnë të lumtur (siç është serotonina), ndërsa kjo sjell deri te depresioni.
Këta shkencëtarë besojnë se sistemi imunitar shkakton depresion. Sipas tyre, nëse gjatë rritjes u jemi ekspozuar më shumë mikrobeve, atëherë imuniteti ynë i kontrollon më mirë inflamacionet.
Mirëpo, sot ambienti ku jetojmë është aq steril (pa mikrobe), saqë sistemi imunitar nuk ka se si të mësohet me shkaktarët e infeksioneve, dhe për këtë arsye vjen deri te reaksionet e tepruara që ndikojnë edhe në tru.

Related

Shëndet & estetikë 8460988430360969345

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item