Turqi – Konflikti Erdogan-Gylen epiqendra e krizës politike

STAMBOLL, 28 dhjetor /ATSH-AFP/ – Lufta tashmë e hapur mes kryeministrit turk Recep Tayip Erdogan dhe Vëllazërisë së predikuesit mysliman Fe...



STAMBOLL, 28 dhjetor /ATSH-AFP/ – Lufta tashmë e hapur mes kryeministrit turk Recep Tayip Erdogan dhe Vëllazërisë së predikuesit mysliman Fethullah Gylen është epiqendra e skandalit politik dhe financiar që kërcënon qeverinë islamiko-konservatore të Ankarasë.



Çfarë është Vëllazëria GYLEN?
E pagëzuar “Hizmet”, kjo lëvizje ka nisur në vitin 1970 me përkrahjen e imamit turk Fethullah Gylen. Tashmë, 73 vjeç, predikuesi jeton në Pennsilvani, në SHBA, që nga largimi i tij nga Turqia në vitin 1999 për të shmangur arrestimin nga drejtësia turke për “veprimtari antilaike”. Mjaft i matur, ai nuk ka dëshirë të shfaqet nëpër media.
Organizata e tij është ndërtuar rreth një rrjeti shkollash që veprojnë në më shumë se 1 00 vende për të përhapur kulturën turke në mbarë botën. Ai ka gjithashtu edhe nje televizion dhe gazetën e përditshme më të sukseshme në Turqi ”Zaman”. Vëllazëria rendit disa milionë mbështetës me ndikim në fushën e biznesit, ku ajo ka krijuar organizatën e saj të punëdhënësve.
Shumë zyrtarë të zgjedhur ose personalitete të afërt me qeverinë konsiderohen mjaft të afërt me Fethullah Gylenin. Duke filluar me kreun aktual të shtetit Abdullah Gyl ose zëvendëskryeministrin Bylent Arinç.
Përse është futur në konflikt me qeverinë?
Që prej fitores së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit në zgjedhjet legjislative të vitit 2002, “Hizmet” , i cili ndan të njëjtën pikëpamje konservatore dhe fetare, ishte një nga aleatët kryesorë të qeverisë turke. Ai ka kontribuar për të mbrojtur autoritetin e tij mbi institucionet deri më tani shumë afër të “regjimit të vjetër” kemalist, të tilla si policia dhe drejtësia. Vitet e fundit, dallimet janë shfaqur gjithnjë e më shumë të dukshme. Gjatë revoltës antiqeveritare që tronditi Turqinë në qershor 2013, Gul dhe Arinç, si dhe e përditshmja ”Zaman”, predikuan marrëveshje të pajtimit me demonstruesit, një qëndrim mjaft të kundërt nga pushteti i mbyllur i Erdoganit. Çarja ndodhi muajin e kaluar, kur qeveria njoftoi vendimin e saj për të mbyllur “dershane”-të shkolla private mjaft të frekuentuara në Turqi. Vëllazëria drejton disa qindra të tilla në Turqi, të cilat kontribuojnë gjerësisht në fuqizimin e saj financiar./
/v.b/ a.jor.

Related

Lajme 4888595264200708644

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item