Shenjat e hershme të kancerit që mund t`ju shpëtojnë jetën në kohë
Me 8.2 milionë viktima të përvitshme, kanceri konsiderohet si sëmundja e shekullit 21, por nëse kapet në faza të hershme ka shpresë për shpë...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/shenjat-e-hershme-te-kancerit-qe-mund.html
Me 8.2 milionë viktima të përvitshme, kanceri konsiderohet si sëmundja e shekullit 21, por nëse kapet në faza të hershme ka shpresë për shpëtim
Shumë prej nesh nuk janë në dijeni të shenjave më të zakonshme të rrezikut të formave vdekjeprurëse të kancerit. Një studim i ri alarmues raporton se 26 për qind e amerikanëve nuk i kanë të njohura simptomat e kancerit të mushkërive, që është mbizotëruesi te femrat dhe meshkujt.
Në përgjithësi, më pak se gjysma e të anketuarve e identifikonin pakësimin e frymëmarrjes si paralajmërim për kancerin e mushkërisë dhe vetëm 39 për qind të tjerë e quanin si pjesë e kollës stinore.
Disa nga ata që u pyetën identifikuan më shumë simptoma specifike të kancerit, siç është kolla dhe më veçanërisht e kollitura me gjak. Studimi u krye në 21 shtete si pjesë e Koalicionit Global të Kancerit të Mushkërive (GLCC).
Zbulimet janë frikësuese, duke qenë se sëmundja vret afërsisht 160 000 njerëz vetëm në Amerikë, ndërsa në Shqipëri numërohen çdo vit 1100 raste të reja të kancerit të mushkërive.
“Pacientët shpesh diagnostikohen me një nivel të shkallës së lartë, kur edhe trajtimi i sëmundjes nuk është më një mundësi”, tha Mathju Peters, shef i GLCC. “Nëse do të na vinin pacientë të diagnostikuar më herët, do të mund t’i kuronim dhe shëronim. Kjo është arsyeja përse është e rëndësishme që simptomat të kapen herët.”
Shenjat paralajmëruese: Kur të shkoni te doktori
“Është një veprim i përhapur te pacientët injorimi i llojeve të tjera të kancerit”, shton Dejl Shepard, një specialist i kancerit në departamentin e onkologjisë në Cleveland Clinic. Kanceri ka pothuajse gjithnjë gjasa të shërohet nëse zbulohet herët, por shumë njerëz shkojnë te doktori vetëm kur sëmundja është përhapur në pikën e pakthyeshme.
Nëse vini re ndonjë nga shenjat e mëposhtme, mos ngurroni t’i drejtoheni një mjeku specialist.
Humbje e pashpjeguar peshe. Teksa shumë njerëz do të ishin të lumtur të dobësoheshin pa u ndihmuar nga dieta, humbja e pashpjeguar e peshës ose e oreksit, janë mes shenjave paralajmëruese më të përhapura të kancerit. Kjo simptomë ka më shumë gjasa të ndodhë te kanceri i pankreasit, stomakut, ezofagut apo mushkërive. Edhe nëse rezulton të mos jetë kancer, ka një numër tjetër kushtesh serioze shëndetësore, që mund të paraprihen nga kjo simptomë. Të tilla mund të jenë sëmundja e tiroideve, mëlçisë, diabeti dhe depresioni.
Temperaturë e vazhdueshme e ulët trupi. Kjo mund të jetë simptoma e parë e disa lloje kanceri, veçanërisht leucemi, sëmundja Hodgkin ose limptomë. Nuk duhet lënë pa theksuar se temperatura e ulët mund të vijë edhe për shkak të një game të gjerë infeksionesh.
Ndjesia e të këputurit. Nëse papritur nuk mund ta kaloni ditën pa bërë tre ose katër herë gjumë të shpejtë, që nuk iu nevojiteshin më parë, kjo është një shenjë e kancerit që lidhet veçanërisht me leuceminë. Por mund të ketë të bëjë edhe me kancerin që shkakton humbje të gjakut, si për shembull ai i zorrës së trashë apo stomakut. Sëmundje të tjera që shkaktojnë lodhje janë anemia, çrregullimet e gjumit, problemet e zemrës, diabeti dhe artriti.
Një plagë e pashërueshme ose ndryshime në lëkurë. Nishanet asimetrikë me kufij të çrregullt, që përmbajnë shumë ngjyra ose që janë të mëdhenj sa një fshirëse lapsi, mund të jenë shenja paralajmëruese të melanomës, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës. Me ndryshimet në lëkurë lidhen gjithashtu shumë lloje të kancerit, si për shembull ai i zorrës së trashë dhe i mushkërisë.
Problemet me përtypjen ose ngjirja kronike. Këto simptoma, së bashku me gjakderdhjen e pazakontë, dhimbjen ose mpirjen e gojës apo edhe ngjirje kronike e fytit, mund të jenë shenja të kancerit oral. Të tjera arsye për ngjirjen e vazhdueshme mund të përfshijnë alergjinë, kancerin e fytit, sëmundjen e tiroideve, përdorimin e shumtë të cigareve dhe sëmundje gastroezofagale.
Njolla të bardha në gojë. Të njohura edhe si leukoplakia, këto njolla të bardha ose gri në mishin brenda faqeve apo në gjuhë, shpesh ngatërrohen me infeksionin. Edhe pse gjendja mund të mos jetë gjithnjë e dëmshme, kanceri oral shpesh zhvillon forma të tilla njollash që mund të shndërrohen në gjëndra kancerogjene.
Gjak në tualet. Kjo simptomë shpërfillet shpesh prej pacientëve. Njerëzit priren të mendojnë se problemi ka lidhje me një infeksion të traktit urinar edhe nëse nuk ju ka ndodhur më parë. Megjithatë, gjaku në urinë mund të jetë një shenjë e kancerit të fshikëzës dhe kërkon të mjekohet prej një urologjisti. Në shumë raste, kanceri i fshikëzës së urinës nuk diagnostikohet derisa të ketë arritur fazën e pamjekueshme.
Dhimbje e pashpjegueshme. Kjo mund të jetë një simptomë e hershme e kancerit të testikujve ose kockave. Një dhimbje koke që nuk largohet edhe pas mjekimeve, mund të sinjalizojë për një tumor në tru, ndërsa dhimbja e shpinës mund të jetë shenjë e kancerit të kolonës. Dhimbja e pashpjegueshme është një nga format më të përhapura të kancerit dhe gjithnjë kërkon vëmendjen e doktorit.
Gjëndrat. Disa lloje kanceri, përfshirë atë të gjoksit, testikujve dhe të nyjave limfatike mund të ndihen përmes lëkurës. Një e fryrë mund të jetë një shenjë e hershme ose e vonë e kancerit. Në rastin e kancerit të gjirit më shumë gjasa ka të shkaktohen shenja të kuqe në lëkurën përgjatë gjoksit sesa të dalin gjëndra, ndaj zgjidhja më e mirë janë kontrollet e shpeshta.
Çdo simptomë tjetër e papritur. Nëse diçka nuk shkon me trupin tuaj, mos rrini të qetë. Dëgjoni zërin e organizmit tuaj dhe drejtohuni mjekut që të jeni në kohë të shpëtoni veten përpara se të jetë shumë vonë. Injorimi është një nga shkaqet kryesore të humbjes së jetës.