“Miss Earth” në Flilpine, një zgjënjim edhe për mua

Orjona Braimllari Afroviti Goge: “Miss Earth”, një zhgënjim     Bukuroshja shqiptare që përfaqësoi Shqipërinë  në Filipine, rrëfen në një in...

Orjona Braimllari

  • Afroviti Goge: “Miss Earth”, një zhgënjim    
  • Bukuroshja shqiptare që përfaqësoi Shqipërinë  në Filipine, rrëfen në një intervistë për “Shekullin”  këtë eksperiencë. Sipas saj, gjykimet e jurisë u  ndikuan nga çështjet politike mes vendeve 

 Modelja nga Durrësi tregon  detaje të pjesëmarrjes  së saj në eventin më  të madh të bukurisë në  botë, “Miss Earth 2013”.  Ajo tregon zhgënjimin e saj për gjykimet  e jurisë së këtij evenimenti.Afroviti ka qenë  e po të njëjtit mendim si i kosovares,  Donika Emini. Ajo shpreh me keqardhje  që edhe konkurset e bukurisë po kthehen  politike.

Goge është vlerësuar shumë  për klipin me të cilin është përfaqësuar  në “Miss Earth”, pasi në të ajo përfshin  dashurinë e saj për tokën shqiptare  dhe në të njëjtën kohë si një fushatë  sensibilizuese në ndihmë të fëmijëve  të sëmurë me leucemi. Afroviti është  vetëm 23 vjeç, ka përfunduar studimet  për marrëdhëniet me publikun në një  prej universiteteve private. 
Aktualisht  ajo drejton një prej agjencive të modelingut  në Tiranë, nëpërmjet së cilës i  ofron mundësi promovimi të rinjve dhe të  rejave nga Shqipëria dhe Kosova.Gjatë  periudhës që ishte në Filipine ajo është  shprehur optimiste dhe e lumtur që  përfaqëson Shqipërinë në një event  kaq të madh.
Modelja ka treguar krenarinë  e saj që përfaqëson vendin dhe  është lumturuar për pjesëmarrjen në  konkurs. Goge rrëfen se ka qenë një    ndër dëshirat e saj më të mëdha, që në  fillimet e karrierës së saj, duke u shprehur  se ka arritur një farë pjekurie dhe  eksperiencën e duhur. 

Afroviti ju ishit pjesëmarrëse në  “Miss Earth 2013”. Mund të na tregoni  disa detaje lidhur me pjesëmarrjen  tuaj në këtë event?  

Po, këtë vit mu dha ftesa për të përfaqësuar  Shqipërinë në “Miss Earth” nga  mikesha ime Agnesa Vuthaj, e cila mban  patentën si për Kosovën dhe Shqipërinë,  për përzgjedhjen e delegateve në Miss  Earth. Fillimisht isha në dyshime ç’të bëja,  pasi kisha vetëm 10 ditë kohë për të  përgatitur gjithçka. Videon e prezantimit ,  fotot, veshjet, make up-in, e shumë gjëra  të tjera që nevojiten për një udhëtim 1  mujor në Filippine.   

Si rezultoi si eksperiencë? 

Pasi vendosa për po, përgatita gjithçka  në limitet e kohës dhe u nisa bashkë  me Donikën, e cila më pas u kthye një  ndër mikeshat e mia më të mia. Ajo nuk  është vetëm e bukur, por edhe vajzë e  mrekullueshme. Përveç disa ditëve, kur  kam pasur probleme me shëndetin nga  ndryshimi temperaturës dhe ushqimit,  gjithçka rezultoi mirë. 
“Miss Earth” ka  qenë eksperiencë shumë e bukur dhe unike.  Kam takuar vajza nga çdo cep i globit  me kultura të ndryshme dhe kam krijuar  miqësi shumë të mirë me shumicën  prej tyre pasi më favorizonte edhe fakti  që unë flas tri gjuhë të huaja, anglisht,  italisht dhe spanjisht. Pjesa më e bukur  është që në asnjë moment nuk u sollëm  si konkurrente por shijuam eksperiencë  edhe duke ndihmuar njëra-tjetrën. 

Si t'u dukën konkurrentet e tjera? 

Shumë të bukura, jo të gjitha, por  kishte potencial. Vajzat përpos të qenit  mbretëresha bukurie të secilit shtet përfaqësues,  ishin edhe shumë të thjeshta  , inteligjente, të përgatitura dhe për më  tëpër, të arsimuara me rezultate shumë  të mira. Mikeshat e mia më të mira kanë  qenë, përfaqësuesja e Kosovës, të cilën e kisha  edhe shoqe dhome, Turqia, Çekia, Venezuela,  Panama, Costa Rica, Korea, Zambia,  Kina, Us Virgin Island, Spanja e të tjera.  

Kë menduat se kishit konkurrenten  më të fortë? 

Si konkurrentet më të forta kam menduar  Kosovën , Venezuelën (e cila fitoi  çmimin e madh) , Meksikën , Ukrainën  dhe Tajlandën.  

A u zhgënjeve ndopak nga kjo  eksperiencë? 

U zhgënjeva për faktin se pati shumë të  papritura në përzgjedhjen e gjashtëmbëdhjetë  më të mirave dhe më pas të tetë  më të mirave. U përzgjodhën vajza që realisht  nuk meritonim të ishin, pasi nuk plotësonin  asnjë nga kriteret e kërkuara dhe  këtu nuk po flas vetëm për bukurinë.  

Nisur nga reagimi i konkurrentes nga  Kosova Donika Emini, e cila është  shprehur se vlerësimet në këtë event ishin politike, a mendoni dhe ju të  njëjtën gjë? 

Po, pjesërisht po. Aty u bë më tepër politikë  shtetesh, fatkeqësisht.  

Deri tani, cili ka qenë evenimenti më  i rëndësishëm në jetën tuaj? 

Evenimenti më rëndësishëm, por edhe më  i bukur në jetën time ka qenë inaugurimi i  agjencisë që unë drejtoj aktualisht. 

Cilat janë planet tuaja më të afërta?

 Planet janë të lidhura me agjencinë e  modeleve qe unë drejtoj. Ne merremi  me promovimin e modeleve dhe modelëve  shqiptarë dhe kosovarë në mbarë  botën, në bashkëpunim me agjencitë më  të mëdha në bote si: “Why not”, “Elite”,  “Women” e shumë të tjera. Atyre iu jepet  mundësia të sfilojnë ose pozojnë për markat  më të mëdha në botë. Kam projekte  të shumta lidhur me agjencinë time, por  që do të zbulohen në momentin e duhur.  

Cilat janë pasionet e tua përveç  modelingut?

Nëse flasim për pasione, unë kam shumë  të tilla, por do doja të tregoja më të  rëndësishmet. Pasionet e mia janë udhëtimet  , piktura dhe biznesi. Nëse e vini  re, të trija janë pjesë e agjencisë sime,  për këtë arsye kam zgjedhur t’i alternoj  në agjencinë që unë drejtoj.       
   
Vlerësimet e konkursit, gjeopolitike  

Në konkursin e bukurisë  që u zhvillua ditë më parë në Filipine,  përfaqësueset e Shqipërisë dhe  Kosovës ishin përkatësisht, Afroviti  Goge dhe Donika Emini. “Mbrëmja  finale e spektaklit "Miss Earth 2013”  udhëhiqej nga aktori dhe modeli britanik,  Oli Pettigrew si dhe modelja e  prezantuesja me origjinë amerikane,  Linda Black. 
“Miss Earth” është një  ndër tri konkurset më të rëndësishme  të bukurisë në botë, që krahas bukurisë  promovon edhe mbrojtjen e mjedisit  dhe zhvillon aktivitete të shumta  humanitare. Donika Emini fitoi kurorën  e “Miss Kosova Earth” në spektaklin  “Miss Kosova 2013” që u zhvillua  në muajin gusht, krahas Mirjeta  Shalës, e cila u shpall “Miss Kosova  Universe”, por që nuk e përfaqësoi  Kosovën në konkursin “Miss Universe  2013” që u zhvillua në Moskë, pasi autoritetet  ruse nuk e lejuan pjesëmarrjen  e saj, duke qenë se Rusia nuk e  ka njohur Kosovën.
Ndërsa për bukuroshen  shqiptare, Afroviti Goge, ftesa  për të marrë pjesë në këtë eveniment  ka ardhur nga Agnesa Vuthaj,  e cila mundësoi përfaqësimin për të  dyja vajzat. Konkurrimi në Filipine u  pa nga bukuroshet shqipfolëse si një  eksperiencë e re dhe një mundësi  mjaft e mirë për t'u rritur e për të  njohur më shumë nga kulturat e të    gjithë shteteve të botës. Në fushën  e modës dhe sfilatave, modelja  Afroviti Goge ka një përvojë të  kaluar si modele. Ajo ka marrë pjesë  në edicionin “Miss dhe Mister Albania  2012”.
Ndërkohë që përvoja  e tyre si modele nuk ka shumë që  zhvillohet, pra nuk kanë një eksperiencë  të madhe në fushën e modelingut.  Afroviti Goge është 23 vjeç,  ndërsa Donika Emini sapo ka kaluar  adoleshencën, pasi ka vetëm pak  kohë që ka mbushur 19 vjeç. Të  dyja vajzat kanë dalë të zhgënjyera  nga ky konkurs, pasi e kanë gjykuar  vlerësimin si politik./shekulli    

Related

Video 1854336240447914920

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item