Prekazi refuzon klubet nga Shqipëria, vazhdon me Llamkosin

Futbollisti i dalluar, Arbër Prekazi, ka vazhduar kontratën me Llamkos Kosovën edhe për gjashtë muaj të tjerë, duke i hedhur poshtë spekulim...

Futbollisti i dalluar, Arbër Prekazi, ka vazhduar kontratën me Llamkos Kosovën edhe për gjashtë muaj të tjerë, duke i hedhur poshtë spekulimet për transferimin e tij në ndonjë skuadër të Shqipërisë.


Llamkos Kosovës i kishte skaduar kontrata me Arbër Prekazin, posa kishte përfunduar pjesa e parë e kampionatit. Por, qendërmbrojtësi ka arritur marrëveshje me kampionin vjeshtor për ta vazhduar kontratën edhe për gjashtë muaj tjerë, duke i hedh poshtë kështu ofertat që i kishte marr nga disa ekipe tjera përfshirë këtu edhe disa skuadra nga Shqipëria.
“Kam vazhduar me Llamkosin edhe për gjashtë muaj tjerë. Kam krijuar shoqëri të mirë aty, atmosfera në klub është e mirë dhe gjithnjë ka atmosferë fantastike nga tifozët andaj jam i kënaqur që do të luaj edhe në pranverë për këtë skuadër”, tha për Arenën Prekazi.
“Kisha oferta edhe nga Shqipëria, por trajnerit Ismet Munishi ia kam lënë në dorë të menaxhoj me mua, të shohim pas përfundimit të kampionatit se ku mund të shkoj”, theksoi Prekazi, i cili beson se do ta festojë titullin e kampionit me klubin bardh e kaltër në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/ 

Related

Sport 7130913877074579637

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item