Fillon integrimi i ish-pjesëtarëve të MUP-it në Policinë e Kosovës

Sot në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në pjesën Veriore të Mitrovicës ka filluar zyrtarisht integrimi i ish- pjesëtareve të MUP-...

Sot në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në pjesën Veriore të Mitrovicës ka filluar zyrtarisht integrimi i ish- pjesëtareve të MUP-it në Policinë e Kosovës.



Me këtë rast janë nënshkruar kontratat e punës me 16 zyrtarë policor si dhe është nënshkruar Deklarata e betimit në përputhje me parimet dhe procedurat e Policisë së Kosovës.
Nënshkrimit të kontratës së punës i ka paraprirë procesi i verifikimit të identitetit të tyre nga ana e Agjencisë së Regjistrimit Civil të MPB-së dhe verifikimit të së kaluarës së tyre nga ana e PK-së dhe EULEX-it.
Pas nënshkrimit të kontratave të punës, zyrtarët e rinj të Policisë së Kosovës, nga e hëna, 16 dhjetor 2013, do të fillojnë trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri për tu pajisur me njohuri lidhur me legjislacionin e Republikës së Kosovës, organizimin e brendshëm të PK-së, parimet dhe procedurat, etj.
Procesi i integrimit të pjesëtarëve tjerë do të vazhdoj sipas dinamikës së paraparë, në përputhje me procedurat të rekrutimit dhe kornizën ligjore të Policisë së Kosovës, njofton MPB. /Telegrafi/

Related

Lajme 4787427050544557666

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item