Berisha kritikon Ramën për rritjen e taksave

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dhënë një sër kritikash për kryeminstrin, Edi Rama.Ai në një postim në Facebook ka shkruar se...

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dhënë një sër kritikash për kryeminstrin, Edi Rama.Ai në një postim në Facebook ka shkruar se taksat e shqiptarëve Rama është duke i ngritur në 100%.

“Rama premtimin per uljen e taksave per 97% te shqiptareve e mban duke rritur taksat per 100% te qytetareve!
Te dashur miq, Edi Rama, qe vete dhe me zedhenesat e tij premtoi qindra here publikisht uljen e taksave per 97% te shqiptareve, doli dje para tyre si mashtrues i paskrupullt. Ai njoftoi dje rritjen me 120 leke te akcizes se naftes, rritje kjo qe do shoqerohet me rritje stratosferike te çmimit te naftes dhe energjise ne Shqiperi dhe rritje te te gjitha çmimeve ne vend.
Kjo rritje absurde e çmimit te naftes do te shoqerohet me rritjen e kostos dhe çmimit te transportit privat dhe publik te qytetareve,
- me rritje te kostos e per rrjedhoje te çmimit te transportit te çdo malli qe leviz brenda dhe jashte vendi dhe me siguri me rritje te çmimit te tyre ne treg per çdo qytetar,
- rritje te pashmangeshme te çmimit te energjise ne teresi qe do rendoje ne xhepat e çdo shqipari.
Perveç kesaj Rama duke dyfishuar akcizen e kafes dhe rritur me 50% akcizen e duhanit ka rritur taksen per 100% te qytetareve per kafene dhe per 50% te shqiptareve qe jane duhanpires. Ky eshte nje Megamashtrim dhe shenon vetem fillimin e serialit te krizes dhe mjerimit ne te cilin ai po zhyt shqiptaret”, ka shkruar Berisha në fb. /Indeksonline/

Related

Lajme 5319681163069551391

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item