Banania dhe dobitë shëndetësore të saj

Banania përmban po thuajse të gjitha vitaminat dhe mineralet e rëndësishme për organizmin e njeriut, ndërsa disa hulumtime kanë treguar se a...

Banania përmban po thuajse të gjitha vitaminat dhe mineralet e rëndësishme për organizmin e njeriut, ndërsa disa hulumtime kanë treguar se ajo ul pasojat e konsumimit të duhanit.

Pasojat e shprehive të këqija, si konsumimi i alkoolit, duhanit, ushqimi jo i shëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, trupi juaj do t’i ndjejë edhe kur ju t’i ndërprisni. Por ju mund të provoni t’i neutralizoni ose pengoni pjesërisht ato. Do të pyetni si? Filloni të ushqeheni shëndetshëm dhe të ulni stresin sa më shumë që mundeni.
Por cili është ushqim i shëndetshëm? Në mesin e shumë ushqimeve mos e harroni bananen. Banania përmban po thuajse të gjitha vitaminat dhe mineralet e njohura të cilat janë të nevojshme për organizmin, ndërsa disa hulumtime kanë treguar se ato ulin pasojat e duhan-pirjes. Andaj, gjithmonë përfshijeni atë në dietën tuaj. Nëse nuk arrini ta hani të plotë, preferoni një lëng prej saj.
Përparësitë shëndetësore të një lëngu të bananes:
  1. Një gotë lëng banane (e përzier në shtrydhës) ofron një energji të menjëhershme pasi ndihmon përmirësimin e gjendjes mentale dhe përqendrimin. Ajo përmirëson edhe kujtesën. Disa ekspertë këshillojnë konsumimin e bananes edhe te sëmundje të caktuara të trurit.
  2. Banania lehtëson sëmundjen celiake, një problem i mbështjellësit të zorrës së hollë që jep mundime në abdomen. Përveç kësaj, disa studime kanë treguar se banania ndihmon edhe te ulcera që po ashtu prek rrugët e tretjes.
  3. Banania përmban kalium, veç vitaminave dhe mineraleve tjera. Kaliumi në organizëm zë vendin e natriumit, një tjetër mineral nivelet e larta të të cilit shkaktojnë probleme të zemrës dhe qarkullimit të gjakut.
  4. Kjo frutë ndihmon edhe në kontrollimin e peshës trupore. Bananet janë të pasura me fibra, të cilat ju bëjnë të ndjeheni më të ngopur dhe të konsumoni më pak.
  5. Ka sugjerime se banania mund të ndihmojë në mbajtjen larg të kancerit të të gjitha formave. Pavarësisht se nuk është shumë për t’u besuar, e vërteta është se ajo të paktën nuk do t’u bëjë keq në këtë drejtim.
  6. Banania kontrollon edhe nivelin e rritur të kolesterolit në gjak. Kështu ajo jep një ndihmesë shtesë te sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut.
  7. Pas një gote lëngu të bananes ju do të dukeni dhe do të ndjeheni më të rinj. Kjo frutë përmban vitamina të cilat ngadalësojnë procesin e plakjes. Për më tepër, nëse hani nga një banane në ditë, ju do të keni edhe një lëkurë më të bukur./mjeku/

Related

Shëndet & estetikë 4273276760075121721

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item