TIME: Ja pse e zgjodhëm Papa Françesku-n “Njeriun e Vitit 2013”
Lideri i Kishës Katolike zgjidhet “Njeriu i vitit 2013” sipas revistës TIME. Drejtoresha e Përgjithshme e revistës më me ndikim në botë, Nan...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/time-ja-pse-e-zgjodhem-papa-francesku-n.html
Lideri i Kishës Katolike zgjidhet “Njeriu i vitit 2013” sipas revistës TIME. Drejtoresha e Përgjithshme e revistës më me ndikim në botë, Nancy Gibbs, shpjegon arsyet se pse Papa Françesku është Njeriu i Vitit 2013.
Nga Nancy Gibbs
Dikur ishte një djalë i urtë e modest. U vlerësua me çmimin “Simbol i Përulësisë”.
Si është e mundur të jesh i përulur kur ndodhesh në fronin më madhështor në Tokë? Rrallë ka arritur dikush të tërheqë kaq shumë vëmendje, në një kohë kaq të shkurtër në skenën botërore, qofshin të rinj, të vjetër, të besueshëm apo cinikë. Pas 9 muajsh në krye të detyrës, Papa është bërë objekt bisedimesh anembanë botës: rreth mirëqenies dhe varfërisë, frikës dhe drejtësisë, transparencës, modernitetit, procesit të globalizmit, rolit të gruas, natyrës së martesave dhe manisë për pushtet.
Në një kohë që limitet e lidershipeve po diskutohen në shumë vende të botës, na shfaqet një njeri pa ushtri dhe armë, pa mbretëri në një vend në mes të Romës, por me një pasuri të pafundme dhe peshën e historisë që e ndjek nga pas. Bota po zvogëlohet, zërat po bërtasin më shumë, teknologjia po zhvillohet shumë shpejt kështu katedra e kishës së tij është e dukshme deri në fund të botës. Kur ai puth fytyrën e një njeriu të shpërfytyruar ose kur lan këmbët e një gruaje myslimane, këto pamje përhapen përtej kufijve të Kishës Katolike.
Skeptikët do e drejtojnë gishtin te pengesat që Papa Françesku do të hasë në qëllimin e tij për t’i bërë besimtarët e zakonshëm të ndjehen më mirë dhe të jenë të lirë të shmangin vështirësitë. Kisha Katolike është një nga kishat më të vjetra, më të mëdha dhe me pasuri prej 1.2 bilionësh dollarësh dhe padyshim që ndryshimi nuk vjen natyrshëm. Ajo inspiron, jep udhëzime, ndihmon, shëron dhe i kërkon besimtarëve të kthejnë vëmendjen nga engjëjt më të mirë. Por gjithashtu është dobësuar nga skandalet, korrupsioni, mungesa e priftërinjve dhe sfida të ndryshme, veçanërisht nga misionet në tokat e hemisferës së Jugut, nga rivalët ungjillorë e kristianë. Në disa seli, mësimet thelbësore mbi divorcin dhe kontraceptimin janë mohuar gjerësisht dhe orthodoksët e kanë përqeshur këtë fakt. Burokratët dhe klerët e Vatikanit vazhdojnë të jenë të akuzuar për luftë të brendshme, marrje ryshfetesh, shantazhe e rregulla mendjengushtësh, që sipas Papës duhet të rrisin ndjenjën e mirësisë. “Jo vetëm lutu, por edhe dëgjo. Jo vetëm qorto, por edhe shëro”- thotë ai.
Dhe tani, në më pak se një vit, ai ka bërë diçka të çmueshme. Ai nuk ndryshoi fjalët, por ndryshoi muzikën. Temperamenti dhe toni në një kishë të ndërtuar me simbole, ka vërtet rëndësi. “Bukë dhe verë, trup e gjak”- është gabim të heqësh dorë nga zgjedhjet simbolike të Papës si gjeste të ndara nga forca e ligjit. Ai zbuloi porosinë e tij të parë, sulm direkt ndaj “adhurimit të parasë”, ashtu si amerikanët kishin ndërmend të linin mënjanë ditën e mirënjohjes, duke shkuar e duke i harxhuar paratë në market. Ky njeri ja di vlerën kohës. Ai nuk jeton në pallatin e Papës të rrethuar nga oborrtarë, por në një hotel të varfër të rrethuar nga priftërinj. Ai lutet gjatë gjithë kohës, edhe ndërsa prêt dentistin. Ai hoqi dori nga Mercedesi luksoz papal duke e ndërruar me një Ford Focus “rrangall”. Jo këpucë të kuqe, jo kryq të shkëlqyeshëm por thjesht një hekur te varur në qafën e tij. Duke anashkaluar lëvdatat dhe privilegjet, jep informacione për herë të parë për financat e Vatikanit, qorton Kryepeshkopin e shthurur gjerman, ofron të pagëzohet fëmija e një gruaje të divorcuar burri i së cilës kërkonte abortin e këtij fëmije, ndihmon të huajit në gjëndje ankthi. Ai po punon më shumë se sa thjesht të shpërndajë mëshirë dhe transparencë. Papa po përqafon kompleksitetin dhe pranon rrezikun se një kishë e fiksuar pas të drejtave dhe kufizimeve të saj mund të shkaktojë më shumë plagë se sa të shërojë. I pyetur se pse ndihet kaq i painteresuar për sa i përket luftërave kulturore, ai i referohet fushë-betejës. “Kisha është spitali i fushë-betejës. Detyra jonë e parë është të merremi me të plagosurit. Nuk mund të pyesësh një njeri të gjakosur për nivelin e kolesterolit”- thotë ai.
I fokusuar në dhembshurinë, bashkangjitur me humorin që e karakterizon e ka bërë Papa Françeskun si një “yll rroku” të vërtetë. Më shumë se 3 milionë njerëz e panë atë verën e kaluar në qytetin Rio de Zhaneiro, në plazhin Kopakabana. Turmat në sheshi Shën Peter ishin shumë të ekzaltuara. Françesko është emri më i përdorur në Itali. Kishat kanë raportuar për “efektin Fraçesk” por vëzhguesit katolikë të Shteteve të Bashkuara shohin ndryshime të vogla deri tani. Por impakti magjepsës që ai ka lënë, për vetë mesazhin se Kisha ka fuqi të bëjë të mira të mëdha, është më i madh se sa i paraardhësit të tij Benedikti i 16-të.
Mendjelehtët e manipuluar nga shtypi jofetar e bëjnë Papa Françeskun të dyshimtë si një njeri që e blen popullaritetin e tij në këmbim të besimit të pakët. Me shkathtësinë e tij ai arriti të fitonte simpatinë e medias në gjithçka, duke filluar nga të luturit për paqe në Siri e deri tek ekonomia, gjë që e bëri aktivistin e të drejtave të njeriut Xhes Xhekson ta krahasonte me Martin Luter Kingun dhe konservatorin amerikan Rush Limbaught të pyeste veten nëse Papa ishte Marksist. Kur je njeri me famë, çdo fjale që thuhet i bëhet në një farë mënyre autopsia. “Pse s’ka folur ai për skandalet seksuale të priftërinjve?”-pyesin avokatët e viktimave. (Këtë muaj Papa ngriti komisionin për raportim të skandale seksuale të priftërinjve ndaj fëmijëve.) “Pse nuk flet më për shenjtërinë e jetës?”- pyesin konservatorët, që vënë re se në qortimin e tij, abortimi përmendet vetëm një herë, dhe mëshira 32 herë. Papa Françesku paralajmëron se mësimet tradicionale mbi seksin do të shkëputen nga kisha. Ai sulmon priftërinjtë që nuk pagëzojnë fëmijët e lindur jashtë martese. Papa deklaron se Zoti do të na shpërblejë të gjithëve, jo vetëm katolikët. Të gjithë, bile dhe ateistët. Ai pozoi me aktivistë të mjedisit duke mbajtur një bluzë ku i bënte thirrje politikanëve dhe liderëve të biznesit të ishin “mbrojtës të kreativitetit”.
Ai gjithashtu thotë se abortimi dhe martesat nuk duhet të bëhen objekt debatesh për priftërinë mashkullore. Por duhet të fokusohen tek varfëria dhe fakti se mbi 50% e të varfërve mezi kontrollojnë vetëm 1% të pasurisë së tij i ngacmon ato që mbrojnë kapitalizmin si programin më të suksesshme kundër varfërisë në histori. Mund të diskutohet nëse Papa po sillet si Tedi Rusvelt që mbronte kapitalizmin, apo thjesht po përsërit atë që Papa i mëparshëm tha se: Jezusi na thotë që të kujdesemi për njëri-tjetrin, vetëm se po e thotë në një mënyrë të ndryshme. Një shekull më parë, dy të tretat e katolikëve jetonin në Europë. Tani më pak se çereku i tyre. Duhet parë dhe efekti që ai ka në vendet ku të jesh homoseksual është krim dhe edukimi i grave është herezi. Mund të ketë forcën të transformojë kulturat ku katolicizmi po rritet si forcë liberale.
Tani si liberalët ashtu dhe konservatorët përballen me një zgjedhje duke dëgjuar zërin e ri të ndërgjegjes. Çfarë është më e rëndësishme, që ky lider karizmatik po thotë gjëra që ata mendojnë se është e nevojshme të thuhen apo ai po thotë gjëra që mbase nuk dëgjohen?
Zemra është një muskul i fortë. Ai po propozon një plan ushtrimi të rreptë. Dhe në një kohë mjaft të shkurtër, një audiencë e pafundme mbarëbotërore ka treguar uri të madhe për ta ndjekur atë. Për nxjerrjen e papatit jashtë pallatit, duke e shndërruar në kishën më të madhe që lufton për nevojat e saj dhe për gjetjen e ekuilibrit mes drejtësisë dhe mëshirën, Papa Françesku u zgjodh Njeriu i Vitit 2013 në revistën TIME.
Përgatiti: Endri Farka