Ali Podrimja mes Beogradit dhe Prishtinës
Në Qendrën Mediale në Beograd u promovua dje libri me poezi të përzgjedhura të poetit të njohur nga Kosova, Ali Podrimja, në gjuhën malazeze...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/ali-podrimja-mes-beogradit-dhe.html
Në Qendrën Mediale në Beograd u promovua dje libri me poezi të përzgjedhura të poetit të njohur nga Kosova, Ali Podrimja, në gjuhën malazeze, me titullin “Çelësi i humbur”. Organizator i promovimit është kryetari i Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiç, që është edhe botues i librit, promovimi i të cilit u bë në Prishtinë para një muaji.
Promovimi në Beograd bëhet me qëllim të mbështetjes së procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës, kurse donatorë të promovimit janë Fondacioni për shoqërinë e hapur i Kosovës dhe Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Kosovës.
Për librin dhe poezinë e Ali Podrimës si dhe për rëndësinë e promovimit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, sipas RTK-së kanë folur: Sllobodan M.Vujiçiç, kryetar i Shoqatës së malazezëve të Kosovës, Filip Davidi shkrimtar, skenarist dhe mik i Podrimes, Dr. Basri Çapriqi, kryetar i PEN Qendrës së Kosovës; prof. Dr. Predrag Simiç, profesor universiteti dhe analist politik, avokati Azem Vllasi, dhe Baton Haxhiu gazetar. Në promovim ishin ftuar: Dejan Paviçeviç, oficer për lidhje i Serbisë në Kosovë, Valdet Sadiku, oficer për lidhje i Kosovës në Serbi, ambasadori i Malit të Zi në Beograd, Igor Jovoviç, si dhe shumë akademikë, shkrimtarë, aktorë dhe veprimtarë të kulturës nga Kosova, Serbia, Mali i Zi, përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Serbi, përfaqësues të ambasadave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.