New York Times, njohja e Kosovës nga Facebooku në ballinë
Prishtinë, 12 dhjetor - Gazeta më prestigjioze në botë, The New York Times, sot në ballinën e edicionit të shtypur në Evropë ka botuar një s...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/new-york-times-njohja-e-kosoves-nga.html
Prishtinë, 12 dhjetor - Gazeta më prestigjioze në botë, The New York Times, sot në ballinën e edicionit të shtypur në Evropë ka botuar një shkrim të zgjeruar për njohjen e Kosovës nga kompania Facebook dhe rëndësinë që ka kjo për ekonominë kosovare. Gazeta më e njohur amerikane ka intervistuar edhe kryeministrin Thaçi për këtë lajm nga sfera e diplomacisë digjitale. Lexoni se si ndodhi njohja, ç'është diplomacia digjitale e Kosovës dhe cilat ishin reaksionet ndërkombëtare dhe ato të mediave serbe në këtë lajm.
New York Times fillon raportin me një detaj nga puna e kryeministrit Thaçi. Kur ai vendosi të hapë faqen e vet personale në Facebook me opsionin që të përzgjedhë Kosovën si shtet, ai tha se ishte i gëzuar sikurse të ishte njohur nga ndonjë shtet i madh i fuqishëm.
Më tutje NYT citon: “Si kryeministër i Kosovës, e kam vështirë të kuptoj që duhet të deklaroj se jam nga Serbia”, tha ai në intervistë me telefon dhe e-mail. “Pasi jemi listuar nga Facebook, ka qenë njësoj si të jemi njohur nga ndonjë fuqi globale ekonomike. Ka impakt të hatashëm”, u përgjigj kryeministri.
Përtej fushatave me Facebook dhe Twitter, ministrat e qeverisë kosovare, kanë lobuar edhe zyrtarë të Facebook në Prishtinë, dhe kanë përfshirë kongresmenin Eliot Engel, një demokrat nga New Yorku dhe anëtar kryesor në Komisionin e Jashtëm për Punë të Jashtme – përkrahja e tij për Kosovën ia ka siguruar atij një emër të rrugës në shtet. Engel deklaroi se ka lobuar tek zyrtarët e Facebook në Washington që listimi i Kosovës si shtet është analogjike si freskimi i hartave të reja gjeografike.
“I thashë Facebook se Kosova është shtet legjitim i njohur nga më shumë se 100 shtete dhe se nuk është më pjesë e Serbisë”, deklaroi Engel në një intervistë telefonike.
Qeveria e Kosovës thotë se ka pranuar grante prej 500 000 euro prej Britanisë dhe Norvegjisë për të ndihmuar me Strategjinë Kombëtare të Diplomacisë Digjitale, përfshi organizimin e një akademie për Wikipedia për të trajnuar editorë lokalë për të rifreskuar materialet kulturore dhe politike për Kosovën. Reagimi ndaj lajmeve të ndryshimeve në Facebook në rrjete sociale dhe internet ishte shumë i shpejtë. “Facebook njeh botën si shtet”, deklaroi ministrja për Integrime Evropiane e Kosovës në rrjetin e saj social Twitter. Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson po ashtu e ka përgëzuar Kosovën.
Por disa serbë të tërbuar premtuan se do t'i mbyllin llogaritë në Facebook dhe do të hapin llogari false, ndërsa disa tjerë kanë bërë shaka me Kosovën që e konsideron Facebookun si shtet: “Nesër do të thonë që shtrumfat dhe hobitët e kanë njohur Kosovën”, tha një lexues i gazetës Blic. Një lexues tjetër tha se Serbia duhet të tërheqë ambasadorin e vet nga Facebook-u në shenjë proteste.
Kosovarët thonë se ndryshimet në Facebook janë pjesë e ekonomisë dhe identitetit. Kompanitë kosovare tash janë përfshirë në mjetet e fuqishme të reklamimit të Facebookut, që lejon kompanitë të shënjestrojnë tregun e vogël por në rritje të Kosovës.
Gökhan Yucel, drejtor i programit akademik të diplomacisë digjitale në Universitetin Bahcehir në Stamboll, ka thënë se njohja nga rrjetet sociale është një mënyrë për një shtet të ri apo në krijim e sipër për ta ngritur profilin e vet global, të riformojë pavarësinë politike, të inkuadrojë diasporën dhe investimet e përgjithshme.
NYT përfundon me një intervistë me zëvendësministrin e Jashtëm, Petrit Selimi.
“Njeriu kryesor i qeverisë në diplomaci digjitale tha se ai shpreson që përfshirja globale e Facebook-ut do të fuqizojë imazhin e Kosovës. Shteti ka një ekonomi të lëkundshme, mjaft korrupsion dhe është e njohur kryesisht për shkak të luftërave ballkanike nga 1990-at. Qeveria kohëve të fundit ka mbajtur gara në Instagram duke trajnuar të rinjtë se si të fusin imazhe të mira të Kosovës si kishat mesjetare, autostradat e reja dhe prodhimin e verës”.
Z. Selimi, 34, tha se listimi nga Facebook ka qenë prioritet diplomatik, ngjashëm me caqet e vështira të pjesëmarrjes në garën e Eurovizionit dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve në futboll.
“Facebook është rritur në 1.2 miliard përdorues në 8 vite, më shpejtë se rritja e Islamit, Krishterimit apo edhe vetë internetit”, tha ai. “Për tu njohur në futboll dhe online ka rezonancë më të madhe se në disa korridore të Brukselit”. /kohaditore