Yjet përcaktojnë karakterin dhe ushqimin tuaj

Mënyra se si ushqehemi, apo si sillemi ne shoqëri mund të varte nga nje mijë e një faktorë, ndër ta, pse jo edhe shenja e zodiakut, nën të c...


Mënyra se si ushqehemi, apo si sillemi ne shoqëri mund të varte nga nje mijë e një faktorë, ndër ta, pse jo edhe shenja e zodiakut, nën të cilën kemi lindur. Studiues të astrologjisë në mbarë botën besojnë se mund të ekzistojë një lidhje shumë e fortë mes ushqimit, jetës sociale dhe astrologjisë. Ata mendojnë se ekziston një lidhje varësie ndërmjet këtyre tre elementëve. Kështu, sipas yjësisë nën të ilën kemi lindur, përcaktohet mënyra jonë e të ushqyerit dhe stili i jetës që bëjmë, element këta, shumë të ndryshëm nga njëri tjetri. Bota është e bukur sepse është e shumllojshme. Në këtë mënyrë, ka nga ata të cilët janë të shoqërueshëm dhe lidhin miqësi menjëherë gjatë një darkë të këndëshme në shoqëri të mirë, sikurse ka nga ata të cilët janë të ndrojtur dhe përveç se nuk duan t’ja dijnë për t’u socializuar me të tjerët në tavolinë, edhe për të ngrënë, hanë shumë pak. të gjitha këto, sipas studiuesve të astronomisë, mund të kënë një ndikim , sado të vogël, nga shenja e zodiakut së cilit i përkasin këta persona.

 Shenjat e ajrit

Të komunikueshëm, shkëlqyes dhe plot fantazi, ata e gjejnë veten rehat thuajse në çdo tavolinë të shtruar. Nuk lodhen nga pritjet dhe mbrëmjet mondanë e as nga tavolinat super të mbushura.
ujoriKështu Ujorët, në egocentrizmin e tyre, rrallë kalojnë pa u vënë re dhe në të shumtën e kohës janë të rrethuar nga miqtë, pikërisht për shkak të mendjes së tyre të hapur dhe shpirtit humanist që kanë. Si organizatorë, argëtohen duke realizuar festa të mëdha, plot me njerëz dhe kanë një sens të spikatur miqësor. Në tavolinë janë të kujdesshëm ndaj asaj që konsumojnë. Shumë shpesh janë vegjetarianë.
binjaketKurse Binjakët, në karakterin e tyre të rrëmbyeshëm, janë të padurueshëm, kuriozë dhe jot ë qetë. Ata adhurojnë kokteilet, ku mund të shijohet pak nga çdo gjë. Shpesh mund të bëhën fjalosës të shkëlqyer dhe me dialektikën e tyre janë thuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes, ndonëse edhe në mënyrë të pavullnetshme. Falë shpirtit të tyre miqësor, ata janë shumë të kërkuar në shoqëri dhe falë kuriozitetit të tyre janë të prirur të provojnë thuajse çdo pjatë në gastronomi.
peshorjaPeshoret, estetike si gjithmonë dhe përherë në të njejtin hap me kohën, janë të sjellshëm dhe shoqërorë, të kujdesshëm në gjithçka që ndodh përreth, nga moda te spektaklet. Mondanë dhe të apasionuar pas festive dhe shijes së mirë, peshoret adhurojnë çdo gjë që është për ta e bukur dhe , edhe në tavolinë, nëse pjatat janë të shtruara bukur e me shije, do të bien menjëherë pre e shikimit dhe shijimit të peshoreve.

Shenjat e ujit

Të ndjeshëm, nostalgjikë dhe emotivë, mesatarisht të rezervuar dhe pak të ndrojtur, mirëpo dijnë të jenë miq të ndershëm dhe të gatshëm.
peshqitPeshqit, janë ata të cilët karakterizohen nga një sens mirëkuptimi, me një shpirt të fortë vëzhgues dhe miqësor, mirëpo në të njejtën kohë dijnë të jenë të rezervuar dhe mosbesues. Të pajisur me një farë sensi estetik dhe mesatarisht diplomatikë dhe indirektë, edhe me ushqimin nga një raport jo shumë të hapur, por selektiv. Ashtu sikurse janë edhe vetë të lindurit e kësaj shenje, pak të rafinuar, të tillë kërkojnë ta gjejnë edhe ushqimin. Janë shumë të prirur ndaj ëmbëlsirave.
gaforrjaGaforret janë pak të prirura ndaj festive masive, pasi ata janë të rezervuar dhe selektivë. Një gaforre do të ndihej mirë në takimet familjare, me miqtë e ngushtë, veçanërisht me ata të cilët ka ndarë vitet e shkollës, por edhe me të gjithë ata me të cilët një gaforre ka kujtime nostalgjike. Të mbërthyer fort pas të kaluarës, romantikë dhe nostalgjikë, gaforret adhurojnë kuzhinën tradicionale dhe janë mosbesues ndaj së resë. Kanë një ndjenjë të fortë familjare, aq sa edhe nëpër festa të ndryshme nuk shkojnë dot të shkëputur prej familjes.
akrepiDyshues, por edhe me ndjenja të forta, prej natyrës, akrepët tentojnë të jenë selektues që prej fillimit, personat me të cilët do të shoqërohen. Misteriozë dhe shprehës të fortë, ndonjëherë janë agresivë , edhe pse të ndjeshëm. Edhe me ushqimin kanë një marrëdhënie kurioziteti dhe nepsi, duke qenë se edhe në jetën e përditshme janë thuajse të tillë, pasionantë në çdo fushë. Këta “detektivë sekretë” të zodiakut janë të prirur të bëjnë një sasi të konsiderueshme pyetjesh, madje nuk ndalen as në restorant apo në festa të ndryshme, ku do të pyesin gjithmonë mbi përbërjen e ushqimit apo pjatave. Hetues të mëdhenj dhe mosbesues, akrepët zbulojnë shumë pak nga vetja e tyre, duke qenë se janë shenja më e rezervuar.

Shenjat e tokës

Edhe pse janë shumë praktikë, punëtorë, kritikues dhe të sertë, thellësia e tyrë është shumë më e ndjeshme se aparenca.
demiDemët pasionantë, ambiciozë dhe trima, janë zemërmirë, por shumë mosbesues. Megjithatë ata arrijnë të jenë miq të ndershëm dhe bujarë. Janë shumë të stimuluar nga kënaqësitë, tavolina dhe ushqimi i mirë, i shoqëruar ndoshta me pak verë, janë për demët një burim kënaqësie. Kur të gjithave këtyre ju shtohet edhe një shoqëri e mirë, pas së cilës demi është thellësisht i lidhur, për demin kjo është një nga gjërat më me vlerë të jetës. Duke qenë se është shenje  lindur në pranverë, demët adhurojnë lulet dhe ambjentet e freskëta.
virgjereshaVirgjëreshat selective, kërkuese dhe pak të ndrojtura, nëse ndjehen rehat, kthehen papritmas në bashkëbisedues të këndshëm dhe me humor, duke qenë në fakt se sensing e humorit e kanë karakteristikë të pandarë të personalitetit të tyre. kanë një vlerësim të veçantë për detajet dhe anekdodat dhe shpirti i tyre vëzhgues është i shkëlqyer. Në tavolinë, ashtu sikurse në punë, thelbësore për ekzistencën e tyre është e bukura e thjeshtë. Kështu do t’ju ndodhë edhe me pjatat në tavolinë. Mes ushqimeve të tyre të preferuara janë prodhimet e detit, peshku merluc dhe salmon.
bricjapiBricjapët e sertë, të përpiktë, janë në të njejtën kohë mbrojtës dhe besnikë. Profesionistë dhe të durueshëm, në ushqim, ashtu sikurse në miqësi, duan të jenë të sigurtë për cilësinë dhe sasinë.

Shenjat e zjarrit

Aventurierë dhe të shenjuar nga një sens i thellë bujarie, shenjat e zjarrit ndjehen sin ë mabjentin dhe rehatinë e tyre, edhe atëherë kur ju duhet të përballen me situate dhe njerëz të rinj.
dashiDashi entuziast dhe i padurueshëm, mezi prêt të provojë pak nga të gjitha dhe dashuron të renë. Aventurierë dhe me padurim janë edhe në raportët me të tjerët, jo vetëm me ushqimin, adhurojnë specialitetet e  ndryshme, sikurse adhurojnë njerëzit me shumë ide. Përshembull, restoranti meksikan me specat djegëse dhe llojet e ndryshme të mishrave, janë një vend i preferuar nga dashët.
luaniLuanët ambiciozë dhe sypatrembur, janë në të njejtën kohë persona tradicionalë dhe pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes. Në raportet me miqtë janë të ndershëm dhe bujarë. Duke qenë se janë kërkues, edhe në tavolinë priren të kërkojnë dhe përzgjedhin pjatat më të mira, ambjentet dhe njerëzit me nivel.
shigjetariShigjetarët bujarë dhe thellësisht optimist, janë të gjallë nëpër festa të ndryshme dhe shpesh tërheqin vëmendjen, për shkak edhe të dialektikës së tyre të spikatur. Mondanë dhe përshfaqes në një tavolinë, shigjetarët duan ushqimin e mirë dhe pjatat e pazakonta, si tipa kuriozë dhe aventurierë që janë. Specialitetet ekzotike, si ushqimi grek apo tajlandez janë ushqimet e tyre të preferuara./100revista

Related

Horoskopi 2498066442321735895

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item