Kurkulas: “Nacionalizimi i Shkupit” vështirëson zgjidhjen e çështjes së emrit

Zëvendësministri i  Punëve  të Jashtme i Greqisë, Dimirtris Kurkulas, në mënyrë indirekte e ka akuzuar qeverinë maqedonase për ekstremizëm d...


Zëvendësministri i  Punëve  të Jashtme i Greqisë, Dimirtris Kurkulas, në mënyrë indirekte e ka akuzuar qeverinë maqedonase për ekstremizëm dhe nacionalizëm, duke thënë së ajo është fajtore, që nuk ka zgjidhje për cështjen e emrit, ka njoftuar korrespondetja e televizionit “Kanal 5″ nga Athina.
Njeriu i dytë i diplomacisë shtetërore greke, në një intervistë për gazetën austriake “Kurir”, ndër të tjera i ka komentuar edhe arsyet se pse akoma nuk është zgjidhur ky kontest.
“Nacionalizmi i Shkupit e vështirëson zgjidhjen e emrit. Kemi bërë shumë hapa, dhe me dëshirë marrim pjesë në negciatat për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Qeveria e Shkupit duhet të heq dorë nga ekstremizmi dhe të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve tona, fakt ky që do të kishte ndikim pozitiv në mbarë rajonin”, ka thene zëvendësministri grek i Punëve  të Jashtme.

Related

Maqedoni 3943305895448093265

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item