VIDEO: Këngëtarja filipinase performon ‘live’ këngën ‘Moj e bukura More’

Nëpër rrjete sociale po qarkullon një video e cila paraqet një këngëtare filipinase duke performuar ‘live’ këngën arbëreshe ‘Moj e bukura Mo...


Nëpër rrjete sociale po qarkullon një video e cila paraqet një këngëtare filipinase duke performuar ‘live’ këngën arbëreshe ‘Moj e bukura More’. Le Ghie ka performuar ‘live’ në koncertin madhështor ‘Comedi Junction’ i cili mbahet në Dubai, ndërsa ka zgjedhur që të paraqitet me këngë shqipe ‘Moj e bukura More’.
Paraqitja e saj në skenë ka bërë bujë të madhe, kurse nga video mund të shihet se kënga shqipe që filipinasja ka përzgjedhur, është pëlqyer tej mase edhe nga të pranishmit në sallë të cilët pareshtur duartrokitën këngëtaren.
Ndryshe kjo nuk është e vetmja këngëtare e huaj që përzgjedh një këngë shqipe, ditë më parë të njëjtën e ka bërë edhe një vajzë e quajtur Galina Konx nga Ukraina e cila ka përzgjedhur këngën e Rona Nishliut ‘Suus’ për të konkurruar në ‘Voice of Ukrain’.

Related

Showbiz 4179919095452296315

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item