Kush janë armiqtë kryesorë të njeriut? – VIDEO
Në blogun e themeluesit të Microsoft, Bill Gates, mund të gjendet një grafikë për atë se cilët janë shkaktarët më të mëdhenj të vdekjes së n...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/kush-jane-armiqte-kryesore-te-njeriut.html
Në blogun e themeluesit të Microsoft, Bill Gates, mund të gjendet një grafikë për atë se cilët janë shkaktarët më të mëdhenj të vdekjes së njeriut. Mësojeni edhe ju se kush janë…
Sipas grafikës, peshkaqenët janë ndër shkaktarët më të vegjël. Çdo vit humbin jetën mesatarisht 10 persona nga sulmet e peshkaqenit. Vdekje në numër të ngjashëm, shkaktohet edhe nga ujqit. Ndërkaq më pas janë luanët dhe elefantët.
Numri i njerëzve që humbin jetën si pasojë e sulmit nga hipopotami është 500 ndërkaq 1 mijë njerëz humbin jetën nga sulmet e krokodilëve.
Paraziti i rrezikshëm “krimbi i vetmuar” u merr jetën mesatarisht 2 mijë personave në vit.
Ascaris është një tjetër parazit që shkakton vdekjen e rreth 2500 personave.
10 mijë njerëz në vit vdesin nga mushkonja “tse-tse”.
E tani numri shkon duke u rritur nga kafshët e rrezikshme. 25 mijë njerëz në vit humbin jetën si pasojë e sëmundjes që transmetohet nga qeni tek njeriu, kurse 50 mijë nga gjarpërinjtë vdekjeprurës.
Shkaktari i dytë më shumë se të gjitha kafshët bashkë, është vetë njeriu. 475 mijë njerëz humbin jetën nga vetë dora jonë.
Mushkonjat janë “mbretëreshë” e shkakut të vdekjes së njeriut. Mushkonjat transmetojnë një mori sëmundjesh. Malarja është sëmundja që transmetohet nga mushkonjat, e që merr jetën e 600 mijë njerëzve në vit.