Kryetari i PDSH-së në takim me Ambasadorin amerikan Wohlers (VIDEO)
Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi realizoi takim zyrtar në Ambasadën amerikane në Shkup ku takoi ekselencën e tij, z. Paul D. Wohlers. Pas ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/kryetari-i-pdsh-se-ne-takim-me.html
Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi realizoi takim zyrtar në Ambasadën amerikane në Shkup ku takoi ekselencën e tij, z. Paul D. Wohlers.
Pas takimit Kryetari i PDSH-së për përfaqësuesit e mediave deklaroi:
“Ishte një takim i rregullt me ambasadorin e amerikan u bisedua për çështjen e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare. Unë i rendita në përpikëri të gjitha parregullsitë që i ka bërë oponenti ynë politik BDI-ja, prej kërcënimeve, shantazheve, keqpërdorimit të administratës, blerjes së votës në mënyrë të hapur dhe shumë brutale dhe ky proces për mua dhe për PDSH-në është tërësisht i pa rregullt. Më pastaj u bisedua për mundësinë e formimit të qeverisë së re të Maqedonisë ku unë shpreha të vetmen brengë që e kemi si PDSH, mundësia e de-bllokimit të procesit integrues”.
Në pyetjen gazetareske për takimin me Nikola Gruevskin, Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi:
“Po, po kam pasur pardje takim me kryeministrin, një takim që ka zgjatur 1 orë por asgjë nuk është definitive dhe finale”.
Në pyetjen gazetareske lidhur me kërcënimet e BDI-së, Thaçi deklaroi:
“Po kot flasin ata nuk kanë kurrfarë potenciali për kërcënime të këtilla por vetëm tregojnë një dëshirë patologjike, që non-stop të jenë pjesë e qeverisë”.
Në pyetjen gazetareske lidhur me dorëheqjen e mundshme, Kryetari i PDSH-së deklaroi:
“Nuk jap dorëheqje nëse kërkojnë këtë dorëheqje tradhtarët e PDSH-së dhe armiqtë e PDSH-së. Normalisht unë u nënshtrohem organeve të partisë dhe kjo do të jetë krejt e hapur. Seriozisht është biseduar për këtë çështje dhe unë nuk preferoj dramatizim të situatës, ne kemi kongresin edhe 10 muaj, kongresin e rregullt dhe në kuadër të një procedure të rregullt do ti zgjedhim të gjitha çështjet brenda partisë”.