Ushqimet që reduktojnë nivelin e stresit

Kërkoni për këto ushqime nëse ndiheni nën presion, humorin e keni poshtë, apo jeni të stresuar. Duke konsumuar këto ushqime anti stres, ju ...


Kërkoni për këto ushqime nëse ndiheni nën presion, humorin e keni poshtë, apo jeni të stresuar. Duke konsumuar këto ushqime anti stres, ju do të filloni të ndiheni përsëri në formë.


1.Portokalli


Një studim gjerman në psikofarmalogji, gjeti se vitamina C, ndihmon në pakësimin e nivelit të stresit dhe kthen presionin  e gjakut dhe nivelin e kortizolit në parametra normale. Vitamina C është gjithashtu e njohur për rritjen e sistemit imunitar.


2. Patatja e ëmbël


Patatja e ëmbël mund të jetë një ushqim për reduktimin e  stresit, pasi patatja mund të plotësojë urgjencën tuaj për ëmbëlsira dhe karbohidrate. Ato janë të pasura me beta-karoten dhe vitamina të tjera, si dhe me fibra që ndihmojnë trupin të procesojë karbohidratet në një mënyrë më të avashtë.


3. Kajsitë


Janë të pasura me magnez, i cili është një anti stresant dhe një relaksues shumë i mirë i muskujve.


4. Bajamet, pistikat dhe arrat


Bajamet janë të pajisura me vitaminë B dhe E, të cilat ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar,  arrat dhe pistikat ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.


5. Spinaqi


Defiçencat në magnez mund të shkaktojnë migrenë dhe ndjenjë lodhjeje. Nëse konsumoni shpesh spinaq, do të zëvendësoni nevojat e trupit për magnez.


6. Mish i pulës


Mishi i Pulës mban një aminoacid që quhet L-tryptophan. Ky aminoacid ndihmon në çlirimin e serotoninës, i cili është një element kimik i shkëlqyer për trurin. Prandaj njerëzit që konsumojnë më shumë mish pule ndihen më të relaksuar dhe jo të lodhur. L-Tryptophan, është e faktuar që ka efekt qetësues.


7. Perimet jeshile


Brokoli dhe të gjitha zarzavatet e tjera me ngjyrë jeshile, jan të pasura me vitamina që ndihmojnë në fuqizimin e trupit në kohën  e stresit.


Më shumë këshilla për uljen e stresit:


- Ushtrime të rregullta


- Pije energjike për mëngjes


- Ngrënja e  vakteve të vogla në ditë, të cilat do të ndihmojnë në mbajtjen e qëndrueshme të sheqerit në gjak ( kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët, energjia fizike, mentale dhe emocionale e trupit ulet dhe stresi rrite).

Related

Shëndet & estetikë 8227633545551721392

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item