Ja cilat ushqime e luftojnë plakjen

Plakja është një proces i cili do vite të shfaqet me sy të lirë, por ai nis menjëherë pas lindjes së një foshnjeje. Në të vërtetë, plakja nu...


Plakja është një proces i cili do vite të shfaqet me sy të lirë, por ai nis menjëherë pas lindjes së një foshnjeje.

Në të vërtetë, plakja nuk është asgjë tjetër përveçse riprodhimi i gabuar i qelizave në mënyrë të vazhdueshme, që pak nga pak sjell degradimin e organizmit.

Sipas një studimi të kryer në Francë ekzistojnë disa ushqime të cilat e ngadalësojnë mekanizmin e palkjes.

Në këtë vend, që prej tetë vitesh, 13 mijë vullnetarë kanë pranuar t’i nënshtrohen marrjes së një pilule ku përzihen pesë lloje antioksidantësh natyralë, si betakaroteni, vitaminat C e E, zinku dhe seleni.

Rezultatet kanë treguar si nivelet e vdekshmërisë dhe të plakjes mund të ulen deri në 30%, çka do të përkthehej jo vetëm me më shumë vite jetë, por edhe me më shumë vite bukuri e rini.

Megjithatë, për të arritur këto rezultate nuk është e domosdoshme të marrësh pilulën e mjekëve francezë, pasi janë të shumta ushqimet që përmbajnë antioksidentët kaq shumë të dobishëm.

Vaji i ullirit është një shoqërues shumë i mirë i çdo pjate, për shkak të yndyrrnave të tij natyrale dhe antioksiduesve.

Rrushi, molla, banania dhe pjepri janë të pasur me vitamin C.

Domatja, lajthitë e bajamet përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës E dhe zinkut, ndërsa betakarotina gjendet me shumicë tek karrotat. Tashmë dihet se karrotat ndikojnë për të pasur një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme.

Në mënyrë të veçantë mjekët vënë theksin mbi heqjen dorë nga veset mjaft të dëmshme për shëndetin siç janë duhanpirja dhe alkoli.

Hudhra. Pavarësisht erës së saj jo të këndshme, hudhra mund të konsiderohet një prej ushqimeve të dobishme për shëndetin dhe jetëgjatësinë. Disa studime kanë treguar se hudhra frenon formimin e substancave kancerogjene, duke reduktuar në këtë mënyrë rrezikun e tumoreve, në mënyrë të veçantë atë të zorrëve.

Perimet e kuqe. Perimet me ngjyrë të kuqe si domatet, çikoret dhe panxhari konsiderohen nga ekspertët si shumë të dobishme për shëndetin dhe jetëgjatësinë. Domatja është një burim i pasur licopenesh, një lloj i veçantë karotenoidesh që ngadalëson plakjen qelizore dhe ndikon pozitivisht në parandalimin e patologjive kardiovaskulare dhe disa tipa tumoresh (sidomos ai i prostatës, gjirit dhe mushkërive).

Avokado. Një frut që mund të krahasohet me perimet e kuqe për nga vlerat është avokadoja. Fruti ekzotik shton dhe përmirëson përthithjen e karotenoideve si licopenet, si dhe zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq, duke rritur nivelin e kolesterolit të shëndetshëm.

 Bananet. Ato hyjnë në grupin e ushqimeve që konsiderohen “eliksir i jetëgjatësisë”. Njihen për rolin e rëndësishëm në shëndetin e muskujve dhe sistemit nervor në tërësi. Si rast ilustrues vlen të përmendet ai i një 91-vjeçari anglez, atlet i pakapshëm për moshatarët e tij dhe shumë të tjerë më të rinj, i cili ngul këmbë se gjithë jetën ka ndjekur një dietë të pasur me fruta, në mënyrë të veçantë banane.

Vaji i ullirit. Vlerat e vajit të ullirit janë gjerësisht të njohura. Për shkak të acideve yndyrore monostaure që ka në përbërje, vaji i ullirit këshillohet nga specialistët për të gjitha llojet e gatimeve. Studimet kanë treguar se ai është shumë efektiv në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe parandalimin e tumoreve.

 Çaji. Një pije me efekte të fuqishme kundër plakjes së qelizave është edhe çaji. Ai përmban substanca antioksiduese, të cilat luftojnë radikalet e lira. Pija e njohur për vetitë e saj që në antikitet, përveçse shumë e shëndetshme, është edhe e shijshme falë limonit dhe mjaltit që i shtohet në shumicën e rasteve.

Çokollata. E ëmbël, e shijshme dhe e pasur me antioksidues të fuqishëm si flavonoidet. Një studim i kryer në vitin 1999 në Harvard sugjeron se konsumi i rregullt i sasive të vogla të çokollatës tri herë në muaj zgjat jetën. Një tjetër studim i kryer në 2009-n ka rikonfirmuar këtë rezultat dhe ka nxjerrë në pah efikasitetin e çokollatës në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut./shqiptarja

Related

Shëndet & estetikë 8270440457069191185

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item