Ukraina, djep i ortodoksisë ruse dhe terren loje i fuqive të mëdha
KIEV, 18 maj /ATSH-AFP/ – Tokë e dominuar për një kohë të gjatë nga perandoritë, polake, austro-hungareze dhe ruse, Ukraina zgjedh më 25 maj...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/ukraina-djep-i-ortodoksise-ruse-dhe.html
KIEV, 18 maj /ATSH-AFP/ – Tokë e dominuar për një kohë të gjatë nga perandoritë, polake, austro-hungareze dhe ruse, Ukraina zgjedh më 25 maj një president të ri mes të krizës më të ashpër politike që kërcënon ekzistencën e saj dhe trondit raportet në zemër të Evropës.
Kjo ish-Republikë sovjetike ka njohur që prej gjashtë muajsh një lëvizje kontestash në Kiev për rrëzimin e presidentit, Viktor Janukovitç, pushtimin nga forcat ruse të Krimesë, aneksuar menjëherë në Rusi dhe tashmë një situatë pothuajse pranë një lufte civile mes ukrainasve në sfondin e një kryengritjeje të armatosur pro-ruse në lindje të vendit.
Në një plan tjetër, Ukraina është terren i një përplasjeje gjeopolitike mes rusëve dhe perëndimorëve.

- SITUATA GJEOGRAFIKE: Ukraina është një prej vendeve më të mëdha në kontinentin evropian pas Rusisë me një sipërfaqe prej 603 700 kilometra katrorë. Kjo sipërfaqe përfshin gadishullin e Krimesë, aneksimi i të cilit në Rusi nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.
- KRYEQYTETI: Kiev.
- POPULLSIA: 45,6 milionë banorë në vitin 2012 (Banka Botërore).
- GJUHA: Ukrainishtja (zyrtare). Rusishtja mbetet gjuhë e folur rrjedhshëm veçanërisht në lindje dhe jug të vendit.
- BESIMI: Ortodoksët zënë pjesën më të madhe të popullsisë, por katolikët janë të pranishëm në perëndim, pranë Polonisë.
- HISTORI: Djep i ortodoksisë ruse në shekullin e X, Ukraina kaloi nën kontrollin e perandorisë ruse në fund të shekullit XVII dhe më pas bëhet Republikë e federuar në Bashkimin Sovjetik 1922.
Republika u bë skenë, në vitet 30, e privimit nga ushqimi të urdhëruar nga Stalini dhe masakrave gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Më 26 prill 1986, reaktori numër katër në centralin bërthamor të Çernobilit shpërtheu duke kontaminuar një pjesë të mirë të Evropës dhe veçanërisht rajonet në Ukrainë, Bjellorusi dhe në Rusi. Centrali u mbyll në fund të vitit 2000.
Ukraina shpalli pavarësinë më 24 gusht 1991.

- POLITIKË: Në vitin 2004, fitorja e njoftuar në zgjedhjet presidenciale të kandidatit pro-rus Viktor Janukovitç nxiti një lëvizje proteste (Revolucioni Portokalli) që i dha pushtetin pro-perëndimorit, Viktor Jushtçenkos.
Por popullariteti i Jushtçenkos ra pak nga pak, pasi reformat e premtuara nuk nuk u mbajtën. Në kuadër të krizës politike, kryeministrja Julia Timoshenko, ish-aleatja e tij, kthehet në armiken e tij të betuar.
Në vitin 2010, Janukovitç fiton zgjedhjet presidenciale përballë Timoshenko, dënuar në vitin 2011 për abuzime me pushtetin dhe burgosur në përfundim të një procesi politik, sipas BE-së që kërkoi lirimin e saj.

- EKONOMI: Vendi, që u përball me një vit 2013 katastrofik përsa i përket planit ekonomik dhe financiar, është konsideruar si pranë falimentimit.
Gazi është një çështje e ndjeeshme mes Rusisë, që mbulon rreth 60 përqind të konsumit ukrainas, dhe fqinji i saj qëpërbën gjithahstu vendin kryesor për tranzitin e gazit rus të eksportuar drejt Evropës. Në vitin 2009, evropianët u përballën me një ndërprerje dy javore të livrimeve të gazit rus për shkak të konfliktit të gazit mes Kievit dhe Moskës.

PBB: 176 miliardë dollarë në vitin 2012 (BB).
Të ardhura për banorë: 3.500 dollarë në 2012 (BB).
Papunësia: 7,5 për qind në 2012, parashikohet tetë për qind në 2013-2014 (FMN).
Monedha: Hryvnia.
- MBROJTJA: 129.950 trupa. Paraushtarakë: 84.900, sipas Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike. (IISS, 2014)