BRAZIL – Të burgosurit marrin peng rreth 120 persona
BRASILIA, 18 maj /ATSH-AFP/ - Të ndaluarit në një burg në verilindje të Brazilit morën dje peng 122 persona pas një kryengritjeje, theksoi n...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/brazil-te-burgosurit-marrin-peng-rreth.html
BRASILIA, 18 maj /ATSH-AFP/ - Të ndaluarit në një burg në verilindje të Brazilit morën dje peng 122 persona pas një kryengritjeje, theksoi një zëdhënëse e institucionit.
Rreth 118 pengje janë anëtarë të familjeve të të burgosurve dhe katër të tjerë të personelit të burgut”, theksoi Sandra Melo, zëdhënëse e institucionit “Advogado Jacinto Filho”, vendosur në qytetin Aracaju, në Shtetin Sergipe (verilindje).
”Tashmë situata është qetësuar dhe vazhdojnë negociatat për lirimin e pengjeve”, shtoi ajo.
“Nuk e besojmë që të burgosurit kanë marrë peng pikërisht familjarët e tyre”, nënvizoi zyrtari i policisë ushtaraje të Shtetit Sergipe, Mauricio Iunes, për stacionin informativ G1.
”Por agjentët e burgut janë atje, pengje”, shtoi ai.
Kryengritja ndodhi në një pavion të burgut që numëron 123 të ndaluar nga 476 të burgosur në të gjithë ndërtesën. Motivacionet nuk janë të qarta.
Rreth 548 000 të ndaluar ndodhen aktualisht në burgjet braziliane të mbipolluara