Detaje rreth zgjedhjeve presidenciale më 25 maj në Ukrainë

Më shumë se 36 milionë zgjedhës do të thirren më 25 maj të votojnë në Ukrainë për të zgjedhur presidentin e tyre pas shumë muajve nga një kr...


Më shumë se 36 milionë zgjedhës do të thirren më 25 maj të votojnë në Ukrainë për të zgjedhur presidentin e tyre pas shumë muajve nga një krizë që shkaktoi largimin e ish-drejtuesit Viktor Janukovitç dhe çoi vendin në prag të një lufte civile.
Bëhet fjalë për zgjdhjen e gjashtë presidenciale që prej pavarësisë së kësaj ish-Republike sovjetike në vitin 1991. Fituesi, i zgjedhur për pesë vite do të bëhet presidenti i pestë i Ukrainës. Emrat e 21 kandidatëve janë shkruar në fletët e votimit, por dy tashmë kanë njoftuar tërheqjen nga gara presidenciale.
Miliarderi pro-perëndimor Petro Porochenko është shpallur më favorit në këto zgjedhje nga institutet e sondazheve me rreth 30 për qind të votave shumë përpara ish-kryeministres dhe inspirueses së Revolucionit Portokalli të vitit 2004, Julia Timoshenko. Më pas, 17 kandidatët e tjerë kanë marrë secili më pak se katër për qind të votave.
Nëse, 36 milionë zgjedhës duhet të votojnë, kryengritja pro-ruse në lindje të vendit dhe veçanërisht në rajonet Lugansk dhe Donetsk, mund të pengojnë rreth dy milionë zgjedhës të votojnë.
Dhe zgjedhësit e Krimesë, gadishull i enksuar në Rusi në fund të një pushtimi nga forcat ruse de një referendumi që komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh, teorikisht mund të largohen nga rajoni dhe të votojnë në jug të Ukrainës.
Votimi, i cilësuar si vendimtar nga perëndimorët dhe cilësuar nga Rusia se ngjan me një detyrë të demokracisë nën oshëtimën e topave, do të fillojë në orën lokale 08:00 (05:00 GMT) dhe do ët përfundojë në orën 20:00 (17:00 GMT).
Asnjë pjesëmarrje minimale nuk është njoftuar për vlefshmërimë e zgjedhjeve, që prej një ndryshimi në muajin mars të ligjit zgjedhor. E thënë ndryshe, qendrat të votimit të hapura në zonat e mbajtura nga rebelët pro-rusë e kanë të pamundur pavlefshmërinë e zgjedhjeve.
Nëse asnjç kandidat nuk merr më shumë se 50 për qind të votave , një tur i dytë është parashikuar tre javë më vonë, më 15 qershor, për dy kandidatët që kryesojnë.

Related

Botë 8889830468563544406

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item