Trafiku i drogës drejt Italisë bëhet me fuçi në fund të trageteve
Tashmë hashashi i Lazaratit trafikohet me fuçi plastike që lidhen anash trageteve, drejt Italisë. Ky fakt konfirmohet nga burime konfidencia...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/trafiku-i-droges-drejt-italise-behet-me.html
Tashmë hashashi i Lazaratit trafikohet me fuçi plastike që lidhen anash trageteve, drejt Italisë. Ky fakt konfirmohet nga burime konfidenciale brenda Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit. Pas hetimeve të shumta dhe informacioneve të grumbulluara, blutë e Fierit bëjnë të ditur se masat e marra prej Policisë së Shtetit për t’i prerë rrugët këtij trafiku ka në vënë në punë “mendjet e ndritura”, të cilat kanë gjetur rrugë të reja për mbërritjen në destinacio n të mallit. Sipas burimeve të informacionit për, “GSH ”mësohet se ngarkesat me hashash që nisen nga Lazarati drejt Vlorës përshkojnë itinerarin Lazarat-Gjirokastër-Tepelenë-Memaliaj-Fratar-Poçem-Vlorë e më pas lidhen nga jashtë trageteve apo anijeve për të udhëtuar drejt Italisë.
Trafikantët e drogës tashmë kanë gjetur një metodë tjetër për nxjerrjen e mallit përtej detit. Megjithëse duket e pabesueshme, nga hetimet dhe përgjimet e policisë ka rezultuar se hashashi i Lazaratit del nga portet shqiptare dhe hyn në portet italiane nëpërmjet trageteve. Mësohet se pasi lënë Tepelenën, trafikuesit nuk ndjekin autostradën Levan-Vlorë, por nëpërmjet rrugës dytësore nga Poçemi mbërrijnë në Vlorë me automjete të larta si furgonë apo fuoristrada, për shkak edhe të amortizi mit të këtij aksi. Ky segment rrugor nuk ka postblloqe policie. Malli më pas mbërrin në destinacionin e duhur në Vlorë dhe që aty shkon në Karaburun nëpërmjet gomoneve apo skafeve, ku grumbullohen ngarkesa të mëdha, 1 ton apo më shumë. Sipas burimeve nga dikasteri blu i Fierit, më pas hashashi futet në fuçi plastike me kapak hermetik. Fuçive nga jashtë u vendoset ngarkesë e rëndë për të mos qëndruar në sipërfaqen e ujit. Kur ngarkesa është gati, lidhet anash skafeve apo gomoneve dhe në orët e natës, duke shfrytëzuar errësirën, palombarët shkojnë afër trageteve të udhëtarëve apo anijeve të tjera dhe u lidhet nga jashtë atyre duke e mbajtur nën vëzhgim derisa ato të nisen drejt Italisë.
Fuçitë me drogë lidhen nga jashtë trageteve pa dijeninë e ekuipazhit (ose edhe me dijeninë e tyre). Kur trageti mbërrin në Itali, pritet nga një skaf apo gomone në distancë që të mos kuptohet e shikohet nga rojet bregdetare. Ngarkesa tërhiqet sërish gjatë natës nga pjesa e jashtme e tragetit nga palombarë të cilët e lidhin në skafe ose gomone dhe e transportojnë më tej në destinacion.
Sipas bluve të Fierit, kjo është një metodë e re e trafikimit të hashashit drejt Italisë, që kryhet kryesisht në portin e Vlorës dhe shumë pak në Durrës. Nga ana tjetër, burimet e informacionit pohojnë se policia i ka dhënë herë pas here goditje trafikut të drogës, ka gjetur e sekuestruar sasi të mëdha hashashi në Karaburun, por asnjëherë nuk ka vërtetuar se si dërgohet drejt Italisë.
Kjo metodë e re është zbuluar nga përgjimet, por edhe nëpërmjet personave të infiltruar në këto rrjete trafiku të lëndëve narkotike. Disa muaj më parë u sekuestrua një sasi e madhe hashashi, e cila ishte nisur nga Shqipëria drejt Italisë brenda një guri të madh të gërryer nga brenda dhe të mbushur me drogë. Guri disa tonësh ishte ngarkuar në maune dhe kishte destinacion një qytet ital ian, ku do të përdorej nga një firmë ndërtimi që pronar kishte një shqiptar.