Një vepër e Pikasos shitet 31,5 milionë dollarë
Një pikturë e Pikasos, “Shpëtimi”, u shit sot në Nju Jork, me një vlerë që arrinte në 31,5 milionë dollarë (rreth 22 milionë euro), gjatë mb...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/nje-veper-e-pikasos-shitet-315-milione.html
Një pikturë e Pikasos, “Shpëtimi”, u shit sot në Nju Jork, me një vlerë që arrinte në 31,5 milionë dollarë (rreth 22 milionë euro), gjatë mbrëmjes së dytë të ankandeve të pranverës tek “Sotheby’s”.
“Shpëtimi” një pikturë në vaj që daton në vitin 1932, mblodhi në total një vlerë prej 31,525 milionë dollarë pas daljes në ankand disa minuta pas vlerësimit të një çmimi që varionte mes 14 dhe 18 milionë dollarë praktikisht u dyfishua.
Gjatë kësaj mbrëmje ankandi të artit impresionist dhe modern, “Sotheby’s” propozonte 14 vepra të Pikasosë, nga të cilat tetë u shitën me një vlerë prej 62,088 milionë dollarë.
Një nga këto piktura, “Koka e Maria-Terezës”, supozuar të nxirrte një shifër të lartë, nuk gjeti blerës për këtë arsye çmimi i saj u vlerësua mes 15 dhe 29 milionë dollarë.