Njihuni me menaxherin që fiton 7 milionë euro… në ditë
BILD Cili punonjës do e kuptonte këtë çmenduri? David Tepper, menaxher i një ‘hedgefond’ në SHBA, fitoi vitin e shkuar plot 7 milionë euro...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/njihuni-me-menaxherin-qe-fiton-7.html
BILD
Cili punonjës do e kuptonte këtë çmenduri?
David Tepper, menaxher i një ‘hedgefond’ në SHBA, fitoi vitin e shkuar plot 7 milionë euro… në ditë. Në total ai fitoi vetëm në vitin 2013 plot 2.5 miliardë euro, bën të ditur “Frankfurter Allgemeiner Zeitung” (FAZ), duke u bazuar në një studim të revistës amerikane “Alpha”.
Sa për krahasim: një punonjës normal në Gjermani fiton mesatarisht rreth 30 mijë euro në vit. Ai duhet të punojë 83 mijë vite, për të fituar pagën vjetore të Tepper.
Një tjetër çmenduri të ardhurash në SHBA.
Teper, i martuar dhe me tre fëmijë, është themelues i kompanisë Appaloosa Management, një ‘hedgefond’ me aksione edhe tek Google dhe grupi bankar Citigroup. Prej vitesh ai është një nga përfituesit më të mëdhenj në botë dhe e ka bërë pasurinë e tij me spekulime të rrezikshme.
Goditja e tij më e madhe: pas falimentimit të bankës amerikane të investimeve Lehman Brothers, Tepper vuri bast që shteti do të shpëtonte të tjera banka në nevojë- dhe kapi miliarda me spekulime në aksionet e bankave.
Tepper nuk është i vetmi miliarder i financave. Në vitin 2013, dhjetë menaxherët më të pasur të këtyre ‘hedgefonds’ fituan në total rreth 10 miliardë euro, sipas listës së FAZ.
Politikanët gjermanë mendojnë se kjo çmenduri e miliardave ka shkuar shumë larg.
Politikanët gjermanë mendojnë se kjo çmenduri e miliardave ka shkuar shumë larg.
Por çfarë janë ‘hedgefonds’?
Këto kompani spekulojnë me riskun e lartë, por mund të arrijnë fitime shumë të mëdha. Dhjetë kompanitë ‘hedgefonds’ më të mëdha vijnë 7 nga SHBA dhe 3 nga Britania. Në total kanë një pasuri prej 290 miliardë euro- sa prodhimi vjetor ekonomik në Austri.