STUDIM/ Qëndrimi i gjatë në rrjetet sociale është i rrezikshëm

Kalimi shumë kohë në mediat sociale, në  Facebook dhe Instagram duke parë fotografitë e miqve, mund t'i bëjë femrat të pasigurta për ima...


Kalimi shumë kohë në mediat sociale, në  Facebook dhe Instagram duke parë fotografitë e miqve, mund t'i bëjë femrat të pasigurta për imazhin e trupit të tyre, kanë treguar studiuesit.

Sa më shumë kohë të jenë femrat të ekspozuara ndaj fotove selfie por edhe fotografitë të tjera në mediat sociale, aq më shumë ato e krahasojnë veten e tyre me imazhet që shohin.

Fotografitë miqve, tregojnë studiuesit, kanë më shumë ndikim psikologjik sesa fotografitë e njerëzve të famshëm, që gjithmonë i shohim të bukur, interesant. E mira në këtë pikë, është se ne të famshmit nuk i shikojmë pranë vetes, shkalla e krahasueshmërisë me ta është e ulët, ndërkohë që me të afërmit tonë, ndodh e kundërta.

Mediat sociale tashmë janë të njohura për sa i përket ndikimit të madh tek njerëzit, sidomos tek të rinjtë, por nuk dihet shumë për ndikimin fenomenit “Selfie”.

Studimi është për përdoruese femra sepse ato kalojnë kohë më të gjatë në mediat sociale dhe postojnë më shumë fotografi krahasuar me përdoruesit meshkuj.

IMAZHE JO REALE

Studimi i kryer  nga Universiteti i Strathclyde , në Glasgoë vuri në dukje se koha e kaluar në internet ne rrjete sociale kanë një lidhje të drejtpërdrejtë më imazhin që ata perceptojnë për veten e tyre, veçanarisht për pamjen e tyre.

Sa më shumë që femrat kalojnë kohe në rrjete sociale, veçojmë Facebook dhe Instagrami, aq më shumë atao e krahasojnë trupin e tyre me ato të miqve, dhe aq më shumë mendojnë negativisht për pamjen e tyre të jashtme, shkruan BBC.

Petay Eckler thotë se " vëmendja ndaj atributeve fizike është e rrezikshme në mediat sociale se sa në mediat  tradicionale, sepse pjesëmarrësit në rrjetet janë njerëz me të cilat ato identifikohen. Këto janë imazhe në shkallë të ulët realiteti, krahasuar sërish me mediat tradicionale, TV, revista etj”.



KUPTIMI I IDENTITETIT

Studimi, gjithashtu, nxjerr në pah se perceptimi i imazhit të pamjes së jashtme ndikon drejtpërdrejtë në kuptimin për identitetit tonë. Kjo nuk është një kotësi personale, siç shpesh shprehen njerëzit.

 Preokupimi sa i përket peshës dhe formave të trupit  është një nga karakteristikat kryesore të kulturës së sotme popullore, ky është një fenomen global./shqiptarja

Related

Shëndet & estetikë 8352471280027219064

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item