5 ushqimet për shëndetin e trurit

Ushqimi i shëndetshëm përmirëson shëndetin e trurit si dhe pengon apo ngadalëson efektin e disa sëmundjeve të trurit. Ndaj është e këshillue...

Ushqimi i shëndetshëm përmirëson shëndetin e trurit si dhe pengon apo ngadalëson efektin e disa sëmundjeve të trurit. Ndaj është e këshillueshme sipas dietologëve të ushqehemi shëndetshëm.

Por, cilat janë ushqimet e duhura që i shërbejnë shëndetit të trurit tonë. Sipas studimeve të ndryshme çaji i gjelbër, salmoni, boronica, shafrani dhe brokoli janë ushqimet më të shëndetshme për trurin tonë.



Çaji i gjelbër

Sipas shumë studimeve konsumi i çajit jeshil përmirëson funksionin njohës. Megjithatë, kjo nuk duhet ekzagjeruar, sepse mjafton që të pini një filxhan ose dy në ditë.


Salmoni

Salmoni është i pasur me omega-3 yndyrna dhe peshq të tjerë yndyror si ton, të cilat ndikojnë direkt në kujtesë. Sipas një studimi të kryer në SHBA, ata që hanin peshk të paktën një herë në javë kanë një kapacitet rënie prej 10 për qind më të ulët të kujtesës se sa ata që nuk hanë peshk.


Boronica

Studime të ndryshme kanë treguar se boronicat përmisojnë kujtesën dhe funksionin njohës. Disa komponime të tilla si boronica dhe manaferra ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës që vjen me moshën.


Shafrani ose shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë rrit ngjyrat e ushqimit, por gjithashtu përmban antioksidantë, të cilat luftojnë inflamacionin dhe rrisin funksionin e trurit.



Brokoli


Brokolit janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë ruajtjen dhe aftësinë e kujtesës. Perime të tjera jeshile të tilla si lakra, lulelakra dhe spinaqi gjithashtu kanë të njëjtat benefite. 

Related

Shëndet & estetikë 2754838508374652561

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item