Starton Eurovisioni, Shqipëria merr pjesë në natën e parë (Video)

Hersi Matmuja Sot në Kopenhagen të Danimarkës do të startojë Festivali i 59 i Këngës Europiane. 37 shtete do të marrin pjesë në tre netët li...

Hersi Matmuja

Sot në Kopenhagen të Danimarkës do të startojë Festivali i 59 i Këngës Europiane. 37 shtete do të marrin pjesë në tre netët live të Eurovisionit, i cili pas fitores së këngëtares daneze Emmelie de Forest vitin e kaluar, do të zhvillohet në këtë vend për të tretën herë. Moto zyrtare e këtij fesivali e përzgjedhur për këtë vit është “JoinUs”. Shqipëria do të marrë pjesë në këtë festival për të 11 herë, që nga viti 2004 kur Anjeza Shahini bëri prezantimin e parë duke u pozicionuar në vendin e shtatë. Për gjatë 10 viteve vendi ynë ka arritur të shkojë 6 herë në finalen e madhe, por vitin e kaluar kënga “Identitet” e prezantuar nga dyshja Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko e eleminuan në gjysmëfinale. Pozicioni më i mirë i arritur nga Shqipëria është ai i vitit 2012, kur Rona Nishliu me këngën “Suus” u pozicionua në vendin e pestë.
Këtë vit Shqipëria do të prezantohet nga Hersi Matmuja me këngën “Zemërimi i një nate”, versioni i të cilës do të këndohet në anglisht (One Night’s anger). Vendi ynë do të dalë në skenë i gjashti dhe pjesëmarrës në gjysmëfinalen e parë janë edhe Armenia, Letonia, Estonia, Suedia, Islanda, Rusia, Azerbajxhani, Ukraina, Belgjika, Moldavia, San Marino, Portugalia, Hollanda, Mali i Zi dhe Hungaria. Për të kaluar në natën finale Shqipërisë i duhet të marrë votat e jurive dhe votuesve të shteteve pjesmarrëse në natën e parë. Vetem qytetarët e vendeve që marrin pjesë së bashku me Shqipërinë në gjysmëfinalen e parë mund të votojnë të martën në mbrëmje për vendin tonë. Shpresat më të mëdha për Shqipërinë qëndrojnë tek Mal i Zi, San Marino, Belgjika dhe Hungaria vende të cilat edhe në edicionet e kaluara kanë vlersuar më pikë performancat e vendit tonë. Të gjithë shqiptarët që jetojnë në 15 vendet pjesëmarrëse në natën e parë kanë mundësinë të mbështesin nëpërmjet votimit këngën shqiptare. Eurovisioni do të vazhdojë me gjysmëfinalen e dytë më 8 maj dhe finalen 10 majit, ku ne shpresojmë të jemi të pranishëm.
Në videon e publikuar më poshtë, janë provat zyrtare që Hersi Matmuja ka zhvilluar përpara prezantimit që do të bëhet mbrëmjen e sotme.

Related

Top Lajm 1200153407142902002

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item