Si të kurseni paratë në gjërat ushqimore dhe të ushqeheni mirë

Ushqimi i shëndetshëm për fat të keq mund të jetë një ngarkesë e mjaftueshme për buxhetin, nëse dëshirojmë të blejmë ushqime cilësore nga pr...


Ushqimi i shëndetshëm për fat të keq mund të jetë një ngarkesë e mjaftueshme për buxhetin, nëse dëshirojmë të blejmë ushqime cilësore nga prodhues të besueshëm. Megjithatë, ka disa truqe të vogla që do t’ju ndihmojnë si të kurseni para në ushqime dhe prap se prap të ushqeheni shëndetshëm.
Këtu janë paraqitur disa sugjerime të cilat duhet të aplikohen gjatë çdo blerje ushqimore dhe kursimi do të jetë i garantuar.

 Shmangni që në fillim sallatat e paketuara

Ndoshta për ju sallatat dhe spinaqi i pastruar dhe i paketuar në qese plastike ndikon si një menyrë e shkelqyer për të kursyer kohën gjatë përgatitjes së tyre, por besoni që nuk do të jetë ashtu. Sallatën që ju e bleni të freskët të pa paketuar është më e lirë dhe sigurisht që do ju qëndrojë më gjatë nga ato të paketuarat dhe për atë arsye të mos ju vijë vështirë ti lani dhe pastroni fletat e sallates dhe spinaqit.

 Kultivoni (rritni ) ato në kopshtin tuaj

Një tjetër mënyrë që të kurseni para për blerjen e perimeve është që ato t’i rrisni vet në shtëpinë tuaj. Për rrritjen e sallates jeshile (marrulles) ju nuk keni nevojë për shumë vend dhe kushte specifike. Një saksi më e madhe do të jetë e mjaftueshme.

 Bleni erëzat, frutat e thata dhe arrat “me shumicë”

Nëse në supermarketin tuaj ka erëza që maten në peshore, patjeter t’i blini dhe jo ato të paketuara në kese si dhe të zbukuruar në ambalazhe prej qelqi të prodhuar nga emra të njohur. Nuk mund të besoni se sa mund të kurseni në këtë mënyrë gjatë blerjes së erëzave. E njejta vlen edhe për frutat e thatë dhe arrat. Krahasoni çmimet herën tjeter kur të bëni blerjet dhe do të shihni ndryshimet.

 Bëni furnizime

Vëzhgoni kur prodhimet që kanë afat të gjatë të qëndrueshmërisë, janë në aksion si: vaji i ullirit, vaji i thjeshtë, pastat apo ushqimet e konservuara dhe bëni furrnizimet e tyre që të ju qëndrojnë gjatë.

 Përdorni patatet

Patatja është relativisht e lirë. Një ndër ushqimet më të dobishme që duhet të jetë pjesë përbërëse e rezervave tuaja. Mund të pergatitni në mënyra të ndryshme dhe të panumërta e të bëni një drekë të shkëlqyer dhe pa mish.

 Bleni një pulë të tërë

Gjoksi i pulës është më i kërkuari por edhe pjesa më e shtrenjtë, për atë arsye e bleni vetem kur është në aksion –lirim, ndërkohë juve ju shpaguhet nëse bleni një pulë të tërë.

 Furnizohuni me fasule

Fasulja është ushqim që zakonisht përgatitet kur fillon të na harxhohet kuleta, shumë e thjeshtë për tu përgatitur, nuk kërkon shumë përbërës dhe mund ta ngrohim edhe për ca ditë. Dhe për këtë arsye mbushni dollapin tuaj me fasule dhe gjeni mënyra të ndryshme për ta përgatitur, gjithmonë do të jetë një investim i mirë.

 Mish i bluar

Kur është në pyetje për mishin, mishi i bluar i viçit është miku më i mirë i buxhetit tuaj shtëpiak. Zakonisht është mjaft i lirë nga mishi që blini me copë dhe me një sasi të vogël nuk mund të ushqeni tërë familjen. Me vetëm 300g mish viçi të bluar ju mund të bëni qofte ose salcë bolonjeze për një familje 4 anëtarëshe. Mund ta përdorni edhe për: tortilje (peta), mish me çili apo djegës, me fasule, role mishi etj.

 Hani peshk

Mjekët rekomandojnë të hani peshk më së paku 2 herë në javë, përveç dobisë në shëndetin tuaj mund të jetë edhe përfitim në buxhetin tuaj. Bleni peshk që është i ngrirë sepse në shumicën e rasteve janë më të favorshme.

 Zbuloni mënyrë të re për përdorimin e peshqve të konservuar

Tuna e konservuar është një nga ushqimet më të pëlqyera. Mund ta përgatitni në mënyra të shumëllojshme dhe i takon ushqimeve të lira. Mund të përgatisni sallata të ndryshme të ftohta apo të nxehta, salcë për pasta dhe musakë. Vetëm lëreni imagjinatën të veprojë.

 Perime të ngrira

Kur shihni perime të ngrira me çmim të ulët, asesi mos e lëshoni mundësinë, bëni furrnizimin e tyre të cilat do të ju vijnë në dispozicion kur rrogat tuaja vonohen. Ashtu veproni edhe me llojin e mishit të preferuar kur ta gjeni në aksion (lirim)./femra

Related

Shëndet & estetikë 303612091085277380

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item