Pesë rregulla, me të cilat nuk do të keni dhëmbë të verdhë
Rregullat e higjienës orale kërkojnë larjen e dhëmbëve pas çdo ushqimi, por nga pamundësia për të bërë këtë, që në të gjitha rrethanat dhe s...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/pese-rregulla-me-te-cilat-nuk-do-te.html
Rregullat e higjienës orale kërkojnë larjen e dhëmbëve pas çdo ushqimi, por nga pamundësia për të bërë këtë, që në të gjitha rrethanat dhe situatat, ndodh që furçën e dhëmbëve ta përdorim vetëm pasi të zgjohemi dhe para se të shkojmë për të fjetur.
Megjithatë, zakonet e caktuara mund të na ndihmojnë për të mbajtur dhëmbët tanë, të shëndetshëm dhe të bardhë.
1. Pini çaj
Çaji i zi dhe i gjelbër, përmbajnë polifenele, antioksidantë, vlera e të cilit në fakt vështirson depozitimin e shtresave (shtresë të verdhë) në dhëmbë, dhe kështu ndihmon për të parandaluar prishjen e dhëmbëve.
Këto lloje të çajrave, gjithashtu do të zbusin aromën e pakëndshme, sepse e parandalojnë krijimin e baktereve që e shkaktojnë atë.
Këto lloje të çajrave, gjithashtu do të zbusin aromën e pakëndshme, sepse e parandalojnë krijimin e baktereve që e shkaktojnë atë.
2. Shmangni karbohidratet në mes të ngrënies
Një qese me patate të skuqura (chips) mund të dëmtojë dhëmbët tuaj, po aq sa edhe një pjesë e tortës. Të gjitha karbohidratet kthehen në sheqerna të thjeshtë, të cilët konvertohen në baktere, nga e cila bëhet kariesi.
Duke u transformuar në një masë ngjitëse, hyjnë në mes të dhëmbëve dhe shkaktojnë formimin e sëmundjeve të dhëmbëve. Karbohidrate, hani vetëm në kohën e ngrënies, ose me një sasi më të madhe të ushqimit, atëherë kur prodhohet pështyma, përgjegjëse për “pastrimin” e zgavrës së gojës.
Duke u transformuar në një masë ngjitëse, hyjnë në mes të dhëmbëve dhe shkaktojnë formimin e sëmundjeve të dhëmbëve. Karbohidrate, hani vetëm në kohën e ngrënies, ose me një sasi më të madhe të ushqimit, atëherë kur prodhohet pështyma, përgjegjëse për “pastrimin” e zgavrës së gojës.
3. Pini me pip
Shumica e lëngjeve dhe pijeve energjetike (madje edhe atyre dietale dhe pa sheqer) përmbajnë agrume dhe acid fosforik, që shkatërron smaltin e dhëmbëve. Nëse pini me anë të ‘pipit’, pijet do të futen direkt në pjesën e prapme të fytit, të cilat do të kenë kontakt minimal me dhëmbët.
4. Rriteni marrjen e vitaminës C
Vitamina C është një nga vitaminat më të gjithanshme, e cila, ndër të tjera, e ruan shëndetin e dhëmbve. Ata të cilët, në ditë konsumojnë më pak se 65 miligram vitaminë C (një portokall përmban 80 mg të vitaminës C) janë më të prirur për sëmundjen e dhëmbëve, se sa ata të cilët rregullisht konsumojnë ushqime që përmbajnë këtë vitaminë të pazëvendësueshme.
5. Merrni të paktën 800 miligram kalcium në ditë
Sa më shumë kalcium, aq më të fortë i kemi kockat (eshtrat), ndër ta bëjnë pjesë edhe dhëmbët. Ata të cilët konsumojnë më pak se 800 miligram kalcium në ditë janë në rrezik më të madh të sëmundjeve të indeve të dhëmbëve. Kalciumi ndihmon që kockat e dhëmbëve të mbeten të fortë, dhe vetëm ajo i mban dhëmbët në vend. Sasia e rekomanduar e kalciumit është 1,000 miligram, për gratë nën moshën 50 vjeqare, dhe 1200 miligram për ato mbi moshën e limituar./femra