Si është ushqyer Marilyn Monroe?

Edhe me dekada pas vdekjes së saj, ajo vazhdon të jetë simbol apo ikonë e feminizmit dhe bukurisë. Megjithëse, asnjëherë nuk ka qenë e dobët...


Edhe me dekada pas vdekjes së saj, ajo vazhdon të jetë simbol apo ikonë e feminizmit dhe bukurisë. Megjithëse, asnjëherë nuk ka qenë e dobët, trupi i saj është pëlqyer nga shumë femra në botë. Në vazhdim, po ju zbulojmë se si është ushqyer dhe çfarë diete ka praktikuar ylli i të gjitha kohërave me përfundimin e saj tragjik. 
Në vitin 1952, Marilyn kishte dhënë intervistë për revistën “Pageant” ku ajo foli për mënyrën e mbajtjës së linjës trupore. Ajo kishte pohuar se shumë njerëz e kishin cilësuar si të çuditshme mënyrën e të ushqyerit të saj, po për të nuk ishte fare ashtu.
Marilyn kishte theksuar se për mëngjes ka konsumuar dy vezë të gjalla (të papërpunuara), të përziera në një gotë me qumësht të ngrohtë si dhe një tabletë multivitamin. Dreka zakonisht është anashkaluar nga ana e saj, ndërsa për darkë ka pëlqyer mëlçinë e zier, biftekun apo mish qengji me disa karrota. Ndërsa për desert ka qeras veten me akullore si dhe krem çokollate mbi të.
Kur janë në pyetje ushtrimet, Marilyn Çdo ditë praktikonte ngritjen e peshave e shtrirë në dysheme pranë shtartit të saj duke mbajtur ne secilën dorë peshë me 2.5 kilogramë. Ajo ka ngritur peshat duke i hapur krahët dhe duke i ngritur sa më lartë mbi kokën e saj. Pastaj, ka zbritur krahët para saj duke praktikuar ngritjen e peshave në kënd prej 45 shkallë derisa “ajo është lodhur”.

 DIETA E MARILYN MONROE-S, NË PRAKTIKË!

Para disa viteve, gazetarja e revistës “Nymag” – Rebecca Harrington vendos ta provojë vet këtë dietë. Sfida më e madhe nga dieta e mëngjesit ishin vezët e gjalla , si dhe frika nga salmonella e cila paraqet mënyrën më të lehtë për t’u infektuar nga vezët e gjalla. Rebecca thote se kur mori guximin të pijë këtë përzierje të çuditshme, ishte habitur se si kjo i ngjante me punç prej vezëve por pa erëza.
Ajo theksoi se pjesa më e vështirë ishte të mënjanojë drekën dhe të qëndrojë e uritur deri në darkë. Në darkë, pas ngrënjes së pesë karrotave, ajo pohoi se ka qëndruar prap e uritur sikur të mos kishte ngrënë fare dhe arriti në përfundimin se për Marilyn Monroe-në ky segment jetese paska qenë shumë e vështirë.
Pas ditës së tretë të dietës, Rebecca ka thënë se ndihej shumë e lodhur, e uritur dhe e rraskapitur dhe shprehu dyshime për efektivitetin e dietës pasiqë nuk kishte humbur asnjë kilogram.
Përkundër netëve pa gjumë për shkak të dhimbjeve në stomak dhe ndjenjës së vazhdueshme të urisë, Rebecca ka praktikuar këtë dietë përgjatë dhjetë ditëve. Vetëm një ditë nga dieta ishte anashkaluar për shkak të nevojës së domosdoshme. Ajo madje mendonte se po mos të pushohej një ditë nga dieta, njeriu është në gjendje të vdes urie.
Në fund të dietës dhjetë ditëshe të Marilyn Monroe-s, rezultatet ishin se Rebecca nuk arriti të humb asnjë gram të vetëm, por erdhi në përfundimin se gjinjtë e saj ishin forcuar shumë për shkak se përveç dietës, kishte praktikuar edhe stërvitjen me pesha.
Çfarë mendoni, a do ta kishit provuar këtë dietë?

Related

Shëndet & estetikë 2879457864375226141

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item