7 gabimet fatale për shëndetin tuaj

Ju jeni të arsimuar, lexoni shumë informacione  dhe e konsideroni veten me njohuri të mira mbi shumë tema, por ju mund të bëni gabime fatale...


Ju jeni të arsimuar, lexoni shumë informacione  dhe e konsideroni veten me njohuri të mira mbi shumë tema, por ju mund të bëni gabime fatale për shëndetin tuaj. Shëndeti juaj duhet të jetë një nga prioritetet kryesore.  Ja  7 gabime fatale që edhe njerëzit e zgjuar i kanë bërë:
1. Të mos hani mëngjes
Mëngjesi është shumë i lehtë dhe një vakt t dobishëm. Kur flini, metabolizmi në trupin tuaj ngadalësohet, kështu që kur të zgjoheni, trupi juaj ka nevojë për ushqim që të aktvizoni përsëri metabolizmin tuaj. Pas agjërimit për rreth tetë orë, trupi juaj është i uritur dhe kur kalon mëngjesi, niveli i energjisë ka rënë. Edhe pse mund ta shmangni mëngjesin në përpjekje për të ulur disa kalori, në të vërtetë do të hani më shumë gjatë gjithë ditës për të kompensuar urinë. Prej kësaj do të vijë edhe shtimi në peshë. Nga studimet, pothuajse të gjithë thanë ata që hanë mëngjes përditë bien më shpejt në peshë, madje të hash mëngjes rrit aftësinë për të kryer më mirë punët mendore.
2. Dëmtoni lëkurën për pak ngjyrë
Të gjithë e dimë se dielli e dëmton shumë lëkurën tonë, po pse vazhdojmë ta “pjekim” veten nën rrezet e nxehta të diellit? Ekspozimi ndaj rrezatimit të diellit rrit rrezikun nga rrezet e dëmshme të diellit, të cilat mund të shkaktojnë plakjen e parakohshme, madje edhe më keq, kancerin e lëkurës. Rrezatimi nuk ka vetëm të mira. Duhet zgjedhur momenti i përshtatshëm gjatë ditës.
3. Pirja e duhanit
Nëse ju nuk e dinit deri tani se pirja e duhanit është e keqe, madje vdekjeprurëse, ju ose po gënjeni, ose e keni kaluar jetën në ndonjë ishull për 30 vitet e fundit. Pasojat e pirjes së duhanit përfshijnë kancerin e mushkërive dhe fytit, rrudhat e parakohshme, rritje në rrezik për meshkujt e dobët dhe komplikim i shtatzënive për gratë. Këto janë vetëm disa nga efektet e pirjes së duhanit. Tek buzët shkaktohen rrudha. Plus, zakoni privon lëkurën tuaj nga lëndët ushqyesve të nevojshme – shton dehidratimin dhe e vret elasticitetin. Pirja e duhanit sjell varësi dhe ndalimi i duhanit mund të jetë i vështira. Të lesh duhanin është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin tuaj sot.
4. Shtimi në peshë
Shtimi në peshë është mëse i dëmshëm, këtë e dimë të gjithë. Ndërkohë, rënia në peshë është diçka, që shumë njerëz, sidomos gra, duan ta bëjnë duke u sforcuar me receta të dëmshme. Në fakt, femrave në të vërtetë ju mungon testosteroni, por në palestër ato mund të arrijnë të venë muskuj të vërtetë. Është e vërtetë se kur ju filloni rënien në peshë duke përdorur një program trajnimi, ju në përgjithësi fitoni pak peshë përpara se të filloni ta humbni atë, por kjo është thjesht për shkak se muskujt peshojnë më shumë se yndyra. Nëse ju doni të merrni formë të bukur, të dukeni edhe më dinjitozë, kjo do t’ju ndihmojë të digjni më shumë kalori. Studimet kanë treguar se stërvitja, sidomos në mëngjes, nxit metabolizmin tuaj për pjesën tjetër të ditës.
5. Neglizhimi i vizitave mjekësore
Askujt nuk i pëlqen të shkojë te mjeku. Do harxhoni pak kohë, do t’ju kërkojnë disa dokumente dhe për disa mund të jetë edhe disi e turpshme, në varësi të propblemit që po vizitoheni. Por duke bërë një kontroll, mund të zbuloni problemet dhe të filloni trajtimin e tyre që herët, duke shmangur komplikacione të mëtejshme. Gratë duhet të vizitohen tek gjinekologu një herë në vit për një Pap-test dhe ekzaminim të gjirit, si dhe një mamogramë vjetore për ato mbi 40 vjeç. Meshkujt duhet të kontrollojnë testikujt e tyre për për ndonjë problem dhe duhet gjithashtu të kontrollohen për kancer të zorrës së trashë. Gjithashtu duhet të vizitoheni tek dentisti dhe mjeku i përgjithshëm çdo vit. Këto vizita mund të jenë të pakëndshme, por mund të shpëtojnë jetën tuaj.
6. Pakësimi i orëve të gjumit
Mjekët na kanë thënë për vite me rradhë, se shumica e njerëzve kanë nevojë për të paktën 8 orë gjumë në natë, për të funksionuar ditën e ardhshme plotësisht. Atëherë pse po shkon kaq vonë në shtrat? Pagjumësia jo vetëm që ju bën të ndjeheni të dobët, por ka prirje për shkaktuar shtim në peshë, depresion, ankth, sëmundje të zemrës dhe rezistencën e insulinës, për të mos përmendur aksidentet nga vigjilenca e kufizuar mendore. Duhet të hiqni dorë nga detyrat më të rëndësishme dhe vendosjen e një gjumit të rregullt për të bërë një 8 orësh të plotë me gjumë.
7. Marrja e kalorive të tepërta
Për aq sa lëvizni dhe keni aktivitet brenda një dite, ndoshta ju mund të keni nevojë vetëm për një kafe, pije soda, apo lëng që të merrni kaloritë tuaja. Por nëse e tepëroni me të tjera dhe alkool, atëherë ato do të ishin kalori të tepërta, ose siç njihen ndryshe të njohur kalori-bomba. Nëse ju pini rregullisht pije me kalori të larta dhe ushqimet tuaja përmbajnë gjithashtu shumë kalori , ju mund të arrini një shtesë prej 1.000 kalori në ditë, prej së cilës do të shtoni në peshë. Mundohuni të kufizoni veten për një dietë një herë në javë dhe pini shumë ujë./100revista

Related

Shëndet & estetikë 3903063080619381503

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item