Sherri për një femër çoi në vrasjen e 24-vjeçarit në Shkodër

Sherri për një femër u bërë shkak për vrasjen e një të riu në Shkodër dje pasdite. Viktima Altin Koçeku është ekzekutuar me automatik pasdit...


Sherri për një femër u bërë shkak për vrasjen e një të riu në Shkodër dje pasdite. Viktima Altin Koçeku është ekzekutuar me automatik pasditen e djeshme në një lokal në fashtin Hot i Ri, pas një sherri me shokun e tij, 17-vjeçarin Alban Lulashi.
Adoleshenti ka deklaruar në polici se është konfrontuar me 24-vjeçarin pasi i kishte ngacmuar të dashurën. Të dy janë ulur në një tavolinë për t’u sqaruar, por debati mes tyre ka degraduar në fyerje të rënda deri në përleshje fizike.
17 vjeçari, pasi ka marrë disa goditje në fytyrë dhe është gjakosur, ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë automatikun. Ai është rikthyer në lokal dhe ka gjuajtur me breshëri në drejtim të Altin Koçekut, i cili në ato momente ka qenë duke hipur në makinë, shkruan “GSH”.
Banorë të fshatit kanë transportuar në spital të riun , i cili nuk ka mundur t’ju mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Pak orë pas ngjarjes policia ka bërë të mundur arrestimin e 17 vjeçarit Lulashi.

Related

Kronika e zezë 2702767486082758357

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item