Lideri i ri si Tom Cruise

Përderisa lideri i ri inspektonte aeroplanin, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë edhe kësaj radhe shënonin çdo fjalë që dilte nga goja e tij L...


Përderisa lideri i ri inspektonte aeroplanin, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë edhe kësaj radhe shënonin çdo fjalë që dilte nga goja e tij

Lideri i ri koreanoverior Kim Jong Un inspektoi aeroplanët e Armatës së tij dhe si Tom Cruise në “Top Gun-in” e popullarizuar, qëndroi përpara pultit të komandimit të njërit prej tyre.
Krahas inspektimit të aeroplanëve, ai u fut edhe në një mësonjëtore për të ndjekur trajnimin e aviatorëve.
Ai dha porosinë për të bërë sa më shumë stërvitje që në rast lufte të derdhet sa më pak gjak.Edhe kësaj radhe çdo fjalë që thoshte shënohej nga njerëzt që i qëndronin afër.
Daily Mail shkruan se lideri i ri ka vendosur t`ia kaloj presidentit amerikan, avioni i të cilt është simbol i fuqisë së tij. Në avionin e tij special ai ka vënë flamurin koreanoverior dhe vulën personale.

Një gazetë koreanojugore nënvizon se Kim dëshiron që të tregojë se nuk ka frikë nga fluturimet siç ishte rasti me babain e tij,Kim Jong Il, i cili udhëtonte vetëm me trenin e tij special. Nuk ka informacione nëse Kim është i kualifikuar për të pilotuar avionin. /tetovanews.com

Related

Kuriozitete 8077270538746405727

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item