Debati mbi arsimin dhe katrahura e titujve shkencorë

Nga Prof.As. Mirela Bogdani   Keto dite ne fokusin e medias ka qene raporti i pare i komisionit te caktuar per reformen ne arsimin e larte d...

Nga Prof.As. Mirela Bogdani
 
Keto dite ne fokusin e medias ka qene raporti i pare i komisionit te caktuar per reformen ne arsimin e larte dhe diskutimi i tij me grupet e interesit (kjo e fundit fjale e madhe, se ne fakt eshte perqendruar vetem ne departamente, por kjo eshte nje ceshtje tjeter). Brenda komunitetit akademik ka pasur reagime te ndryshme per gjerat e reja qe propozohen ne raport, nje pjese e te cilave negative. Reaksioni me negativ vjen nga ajo pjese e pedagogeve te cileve masivizimi, inflacionizmi dhe degradimi i arsimit te larte ne dekaden e fundit i ka ardhur per shtat dhe per pasoje i intereson kjo “status quo”. Ne departamentet dhe senatet e universiteteve tona jane krijuar gardhe fosilesh profesorati te cilet emerojne e mbajne pedagoge medioker ne menyren me klienteliste te mundshme, sepse keshtu ruajne “establishmentin” dhe sigurojne vazhdimesine. Sigurisht reformat dhe ndryshimet nuk i vijne per shtat nje pjese te konsiderueshme pedagogesh, shefash departamentesh, dekanesh e rektoresh te cilet kane vite pa bere nje pune shkencore dhe nje botim origjinal, te ndryshem nga kopjet apo perkthimet. Sigurisht, sepse titujt i kane marre nepermjet qeverise se rradhes apo zarfit dhe me reformat e propozuara ne raport e dine qe do vije nje dite kur botimi i tyre on-line ne anglisht do rezultoje plagjiature. Sigurisht, sepse jane te disa-punesuar dhe marrin nga 7 rroga, vec qenies edhe neper disa borde, dhe reformat e propozuara do ja heqin kete privilegj duke i dhene mundesine shume individeve te afte, bile dhe te diplomuar jashte qe per shkak te mungeses se “miqve me pushtet” rrine rrugeve dhe ne meshire te ketyre fosileve. Pra keta jane disa nga kategorirat qe “kercejne” kunder reformes.
Personalisht mendoj qe reforma ishte dhe eshte imperative, e domosdoshme, dhe madje shume e vonuar. Ne humneren ne te cilen ka rene arsimi i larte shqiptar, me nivelin e tij te degradimit dhe te devaluimit, reforma duhet te jete jo vetem urgjente, po dhe shume e thelle. Kam bindjen qe shumica e propozimeve ne raport do ndihmoje ne rritjen e cilesise, standarteve te mesimdhenies dhe kerkimit shkencor ne universitetet tona (ndonese jam per masa dhe me te forta ne funksion te cilesise, si psh me duket teper e ulet nota mesatare dysheme 6, si kriter kombetar per hyrjen ne testim ne programin Bachelor).
Por ajo per te cilen kam rezerva eshte ekipi qe po ben reformen. Pervec kryetarit te komisionit, nje individ me kredenciale solide akademike (qe e tregon puna si pedagog ne nje nga univesitetet me te mira te Anglise), nje pjese e anetareve te komisionit jane gjys-anonime dhe shumica e tyre larg nominimit si “eksperte dhe studiues te arsimit te larte” (sic thuhet ne termat e references), per te mos u ndalur tek perfaqesimi jo i drejte sipas fushave, ku psh nga shkencat sociale nuk ka asnje perfaqesues (nderkohe qe nga 11 anetare te komisionit tre vijne nga biologjia). Por ajo qe eshte me indinjuese dhe zhgenjyese eshte qe nje pjese e anetareve te komisionit jane autore dhe aktore te kazmes qe ju vu deri dje arsimit dhe sot nxitojne te dalin si reformatore. Jam e sigurte qe kryetari i komisionit nga LSE do te kishte zgjedhur nje ekip me me shume ekpertize dhe me kredenciale dhe nderkombetare akademike (pra dhe me individe te diplomuar jashte, qe i kane te dy eksperiencat, ate akademike perendimore, dhe ate shqiptare), nese kjo gje do te ish lene ne doren e tij. Shqiperia e 2014 nuk eshte ajo e 1992, pasi sot ka me dhjetera e qindra jo thjesht te diplomuar jashte, por ne universitete prestigjoze perendimore, te cilet jane ofruar te japin kontributin ne kete reforme kaq te rendesishme, por fatkeqesisht jane lene jashte procesit.
Nje ceshtje tjeter e raportit dhe reformes, e dukshme dhe ne debatet televizive, eshte ajo e financimit te universiteteve. Pjesa e buxhetit te alokuar per arsimin e larte dhe kerkimin shkencor eshte vertet e ulet, por kjo nuk eshte arsyeja kryesore pse universitetet tona kane degradur ne kete gjendje. Rritja e buxhetit nuk eshte ai “magic wand” qe do te zgjidhe problemet. Arsimi i larte shqiptar ka probleme te thella strukturore qe lidhen me nivelin katastrofal te cilesise dhe standarteve, qe kane ardhur si pasoje e nivelit te ulet te profesionalizmit te pedagogeve dhe masivizimit te universiteteve. Sic e kam thene ne shkrimin tim te meparshem, punesimi i pedagogeve medioker me zarfa qe s’dine te japin mesim dhe te bejne pune kerkimore, si dhe “shqyerja” e dyerve per studentet 5.1-sha apo part-time-sa jane faktoret kryesore qe kane sjelle degradimin. Nuk jam dakort me ate qe thuhet ne raport qe “Pothuajse te gjithe standartet e nje mesimdhenie cilesore dhe kerkimit shkencor real e eficient…librat mesimore e botimet akademike jane te mangeta kryesisht si pasoje e mungeses se financime te domosdoshme”. Nje pedagog ka cilesi te dobet ne mesimdhenie apo nuk ben pune shkencore dhe nuk boton nje liber jo se nuk ka para apo nuk investon shteti ne te, po se ai nuk di dhe nuk do. Dhe ky pedagog i dobet “prodhon” studente te dobet, e keshtu shkon rreth vicioz. Prandaj me shume se shqetesimi per rritjen e buxhetit per arsimin apo debatet kush do i financoje universitetet, problemi me urgjent qe kerkon zgjidhje eshte akreditimi. Ky eshte ai shkopi magjik qe do zhduke universitetet phantome qe jane kthyer ne fabrika diplomash. Do te jete ajo agjensia britanike qe ne menyre objektive, te panashme dhe e pa ndikuar nga politika apo qeveria e rradhes do lere ne ekzistence ato universitete qe do plotesojne kriteret e standartet akademike.
Meqenese ne dy shkrimet e mia te meparshme per arsimin e larte, a kam trajtuar hollesisht ceshtjen e akreditimit dhe ate te revitalizimit te kerkimit shkencor (dhe propozimet e mia ja kam sugjeruar dhe komisionit), ketu doja te ndalesha ne nje ceshtje tjeter problematike qe po behet gjithnje e me alarmante, ajo e titujve shkencore.
Ashtu si degradimi dhe devaluimi i universiteteve ne Shqiperi, edhe dhenia e titujve shkencore, sidomos ne 10 vitet e fundit, eshte kthyer ne inflacioniste, klienteliste e deri politike. Ne vitet e fundit kane ardhur duke u shtuar rastet kur kriteret e percaktuara ne VKM-ne perkatese (Nr. 467, dt. 18.07.2007, “Për përcaktimin e kritereve dhe të proçedurave për kualifikimin, shkencor dhe pedagogjik, të personelit akademik“) dhe procedurat e zbatimit te tyre nuk jane zbatuar ose jane deformuar. Ne dhenien e titujve jane bere norme standartet e dyfishta, pra qe individet qe kane kredenciale te besueshme si eksperience ne mesim-dhenie, botime te mjaftueshme dhe kredibile (bile ne journale perendimore), referime ne evente prestigjoze etj, sorrollaten me vite dhe deri de-personalizohen, nderkohe individe pa me te voglin kredencial akademik, qe nuk kane dhene nje dite mesim, qe nuk dine cdo te thote botim apo referim, jo vetem ju jepen titujt, por dhe me procedure te pershpejtuar, kjo fale pozicioneve politike apo lidhjeve me politiken (shembulli me tipik eshte ai i ish Kryetares se Parlamentit, se ciles ju dhane brenda nje kohe te shkurter dy titujt, Dr. dhe Prof.Asoc, pa asnje kredencial akademik), apo per arsye klienteliste dhe nepotike si deri raste ekstreme qesharake dhe te turpshme si ajo e dhenies se titullit “Dr” Kryetarit te Bashkise se Kamzes.
Rritja pa mase e titujve shkencore ka ardhur dhe si rezultat i mos zbatimit me rigorozitet dhe konform standarteve nga universitetet publike te rretheve. Vleresimi i titujve shkencore ne keto universitete degjeneron ne ryshfete, dreka dhe darka ne vend te realizimit te leksioneve te hapura apo referateve shkencore.
Nje tjeter problem eshte ai qe pas inflacionizmit te bachelorit dhe masterave, fenomeni po shtrihet dhe ne doktoraturat. Sasia dhe cilesia e doktoranteve te pranuar reflekton ndikimin e politikes dhe nepotizmit edhe ne domainin me elitar dhe prestigjoz te akademise. Pas manise per tu bere te gjithe me mastera, tani duan te behen te gjithe me doktorata, dhe kjo jo se kane pasion punen kerkimore, jo se kjo doktorate do ju duhet ne funksion te karieres se metejshme ne fushen studimore e akademike, por thjesht per te zbukuruar emrin me prefiksin “Dr”, apo per ta vene ate diplome ne kornize per te dekoruar zyren ne administraten publike.
Problem tjeter eshte dhenia e te drejtes se titullit “Dr” disa universiteteve private, madje ne menyre selektive e kryesisht atyre te lidhura me ish partine ne pushtet.
Si “individ interesi” (fatkeqesisht e pa-afiluar ne ndonje “grup interesi”), do ti sugjeroja komisionit mekanizmat e meposhtem per te ndalur degradimin e metejshem te titujve shkencore:
Se pari, të verifikohet cilësia dhe origjinaliteti i te gjithe gradave dhe titujve shkencorë te marra ne 10 vitet e fundit, duke siguruar transparencën dhe efektivitetin akademik, shkencor dhe kombëtar të tyre.
Se dyti, deri tani struktura “in charge” per vendosjen e kritereve dhe shqyrtimin e gradave dhe titujve ka qene Komisioni i Vleresimit te Titujve Akademike (si organ i Ministrise se Arsimit) dhe fakti qe marrja e titujve ka degraduar ne kete situate merret me mend si ky komision ka operuar dhe punuar. Propozimi im do ishte qe ne Agjensine Kombetare te Kerkimit Shkencor te ngrihet nje strukture e monitorimit dhe verifikimit te titujve shkencore, po kryesorja eshte qe ne perberje te ketij komisioni te jene individe me kredenciale nderkombetare akademike (domethene me eksperience mesim-dhenie, pune shkencore dhe botime ne perendim).
Se treti, te permiresohen dhe forcohen kriteret e pranimit ne programet e doktoratures, si dhe te shkurtohen kuotat e tyre, per te ndalur inflacionizmin qe eshte shtrire dhe ne ciklin e trete.
Se katerti, ti hiqet e drejta universiteteve private per dhenien e titullit “Dr” deri ne momentin e akreditimit te tyre.
Se pesti, te monitorohen me rigorozitet universitetet publike (sidomos ato te rretheve) per dhenien e titujve shkencore.
Shpresojme qe kjo reforme te mbaroje ne afatet kohore sa me te shpejta per te miren e shoqerise shqiptare, pasi shkaterrimi i arsimit te larte dhe atij pas-universitar eshte nje nga demet me te medha qe i eshte bere Shqiperise ne vitet e fundit dhe ky dem do jete i veshtire te riparohet per disa gjenerata. Kryesorja eshte qe kjo reforme ne te gjithe fazat e saj, qe nga hartimi deri tek implementimi do te kete sukses vetem nese aktoret e saj nuk do jene servilet, konjukturalet dhe akrobatet e djeshem, por njerez kompetente e profesioniste, e mbi te gjitha, qe kane perkushtim dhe kurajo per te realizuar reformat dhe per te adresuar arsimin ne korsine e duhur.

Related

Opinione 6938406605186456981

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item