SHBA e dëshpëruar nga gjendja e mediave në Maqedoni (Video)
Ambasada e SHBA-së në Shkup ka inçizuar një video me disa gazetarë të punësuar në sektorin per marrëdhënie me publikun në këtë përfaqësi dip...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/shba-e-deshperuar-nga-gjendja-e-mediave.html
Ambasada e SHBA-së në Shkup ka inçizuar një video me disa gazetarë të punësuar në sektorin per marrëdhënie me publikun në këtë përfaqësi diplomatike, të cilët shprehin dëshpërim nga gjendja e mediave në Maqedoni.
Videoja quhet “123” që nënkupton pozitën e Maqedonisë sipas Indeksit të mediave të lira, të cilën çdo vit e publikon organizata “Reporterë pa kufij”.
Në video shprehet pakënaqësia e gjendjes aktuale dhe potencohet se në 2009, Maqedonia ishte në vendin e 34 dhe për pesë vite ka rënë për 80 vende.
Video është produksion i Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, të cilin mund ta gjejmë edhe në youtube. Tani është koha për ndryshime, për ndryshime pozitive, është mesazhi i videos.
Sipas gjendjes së mediave të lira, Maqedonia është më së keqi në krahasim me shtetet në rajon. Ajo iu është bashkangjitur vendeve si Afganistani, Kongo, Kolumbia, Sudani etj.