Kush është me Nastradinin - Nga Petro Marko (Botuar me 1945)

Petro Marko Çdo fytyrë shpreh edhe një jetë dhe çdo veshje shpreh edhe një kategori. Ja këtu përpara meje, kam një që shtrëngon kravatën dhe...

Petro Marko

Çdo fytyrë shpreh edhe një jetë dhe çdo veshje shpreh edhe një kategori.
Ja këtu përpara meje, kam një që shtrëngon kravatën dhe një tjetër që i fryn hirit të cigares që i bije në xhaketën e hekurosur. Përjashta kalon një, kalojnë dy, kalojnë një mijë me një mijë mënyra të veshuri.
“L’habit ne fait pas le moine!” thotë frëngu, që do të thotë “Veshja nuk e bën murgun!”. Edhe unë i këtij mendimi jam. Por Nastradini thotë të kundërtën: “Qyrku e bën njerinë!”
Tani nga këta një mijë që më kalojnë përpara sa për qind janë me tezën e Nastradinit? Kam parë një shok që gjer dje vishej thjeshtë, ecte thjeshtë, shoqërohej thjeshtë, dhe çdo lëvizje e tij ishte e thjeshtë. E shoh sot me kravatë shtërnguar, me pantallona të hekurosura, me një shami si lule në xhep, që mbahet na një penë e nganjë lapës, me këpucë të llustrosura, dhe…sa ka ndryshuar!
Sikur nuk është ai. Kapardiset si gjel kur ecën, flet pak, ulet me kujdes se mos u prishë hekurin pantallonave dhe nuk përfill njeri. Doemos kur ky hyn në radhën e atyre që besojnë Nastradinin.
Sjell ndërmend kur ky,dhjetë vjet më parë, prapë ishte veshur kështu si sot, se kush e di se si dhe ku i gjeti rrobat e reja, kurse nëna e tij që kishte ardhur nga fshati për ta shpënë në një doktor. Ky gjatë rrugës rrinte dhjetë metra përpara nënës, e cila i bërtiste:
-Prit, biro ….se do të humbas rrugën!
Por s’pyeste djali, e kishte marë më qafë veshja!
Dhe kur pardje pashë ministrin e kulturës krah për krah me nënën e tij fshatare, duke dëgjuar koncertin e madh në hotel “Dajti” e pyeta shokun: “ti akoma mbete mik i Nastradinit?”
Kalojnë njerëzit dhe kërkojnë të pasqyrohen nga veshja. Kujtojnë se duke llustruar këpucët dy herë në ditë, llustrosin edhe personalitetin e tyre. Janë me Nastradinin…
L’habit ne fait pas le moine!


Related

Paraardhësit 4617095457658310021

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item