Serbi, pacienti vret kirurgun
Një pacient, i pakënaqur me trajtimin mjekësor ka vrarë një kirurg serb. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, në Kralevë të Serbisë, me ç’rast...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/serbi-pacienti-vret-kirurgun.html
Një pacient, i pakënaqur me trajtimin mjekësor ka vrarë një kirurg serb. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes, në Kralevë të Serbisë, me ç’rast ka mbetur i vrarë kirurgu Slobodan Lukic.
Sulmuesi ka shtënë shtatë herë me pistoletë në drejtim të kirurgut. Sipas mediave serbe, ai më pas u përpoq të bëjë vetëvrasje.
Ndihma e shpejtë i ka transportuar për në qendrën spitalore të dy të plagosurit. Kirurgu nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur, ndërsa sulmuesi sipas mjekëve është në gjendje të qëndrueshme.
Mësohet si vrasësi ishte një pacient i identifikuar me kancer dhe veprën e kishte kryer duke qenë i pakënaqur me trajtimin mjekësor.
Mediat serbe raportojnë se Slobodan Lukic ishte një kirurg i famshëm në Kralevë dhe shef i departamentit të kirurgjisë së përgjithshme të Qendrën Shëndetësore "Studenica", si dhe kryetar i klubit të mantel-bardhëve në këtë qytet. /Telegrafi/