E tmerrshme: Ka vrarë mbi 350 vajza, lirohet nga burgu, i humbin gjurmët... (Video)

Pedro Alonso Lopez nga Kolumbia, i njohur si Përbindëshi i Andeve, pranoi fajësinë për vrasjen e mbi 350 vajzave brenda 8-12 viteve. Pasi ës...

Pedro Alonso Lopez nga Kolumbia, i njohur si Përbindëshi i Andeve, pranoi fajësinë për vrasjen e mbi 350 vajzave brenda 8-12 viteve. Pasi është lënë në liri, ka humbur çdo gjurmë e tij.

Shumë besojnë se Pedro Alonso Lopez ka vrarë shumë vajza tjera në Ekuador, Peru dhe Kolumbi, por ai këtë nuk pranoi. Pas 16 viteve burgimi në Ekuador dhe pesë viteve në një spital psikiatrik në Kolumbi, më 1998 shpallet i shëruar dhe lirohet.
Përbindëshi që ka thënë se sërish do të vras në liri, ka humbur çdo gjurmë. Askush nuk e di nëse ende po vret në zonat e largëta të Amerikës së Jugut, transmeton Telegrafi.
Vrasësi masiv është lindur më 1948 në Santa Isabel të Kolumbisë, si fëmija i shtatë nga 13 fëmijët e një prostitute të varfër. Nëna e tij, kur ky ishte në klasën e tetë, e hedh në rrugë pasi e ka parë duke bërë seks me motrën e tij. Që atëherë ka jetuar i uritur, duke lypur dhe duke qenë viktimë e dhunës seksuale.
Në burg përfundoi si 18 vjeç për vjedhjen e një makine dhe aty thotë se ka përjetuar dhunim grupor. Ka thënë se është hakmarrë ndaj dhunuesve, duke vrarë tre nga katër sa ishin, ndërsa pasi është liruar nisi marshin e përgjakshëm. Se si ka vepruar, flet intervista që e dha para se të lirohet më 1998.
“Viktimat i kërkoja në tregje. Kërkoja vajza me fytyrë të caktuar, të bukur dhe naive. Duhej të ishte vajzë e mirë që punon me nënën. Ndonjëherë e ndiqja për 2-3 ditë. Prisja të mbetej vetëm. Ia jepja ndonjë dhuratë, si pasqyre, e dërgoja jashtë qytetit dhe i premtoja se do t’i jap një dhuratë edhe nënës së saj.
Pastaj e dërgoja në vend të fshehtë, ku e priste një varr i gatshëm. Ndonjëherë aty ishin kufomat e viktimave të mëparshme. I merrja me të mirë, dhe në mëngjes i dhunoja. Agimi më nxiste. I detyroja vajzat për seks dhe me duar i kapja për fyti. Kur Dielli perëndonte, unë veç i kisha ngulfatur.
Duheshin 15 minuta që të vdisnin. Isha i kujdesshëm. Isha gjatë me to, që të bindesha se kanë vdekur. Me pasqyre vërtetoja nëse merrnin frymë. Ndonjëherë duhej t’i vrisja sërish. Kurrë nuk kanë bërtitur, sepse nuk e prisnin këtë. Ishin naive. Shoqet e mia të vogla donin shoqëri. Shpesh i kam vendosur 3-4 në të njëjtin varr. Pas një kohe më neveriteshin sepse nuk lëviznin, prandaj kërkoja vajza tjera”, ka thënë ai.
Pas vrasjeve të para, ai kapet nga indianët indigjenë në Ekuador që e torturojnë dhe e varrosin deri në fyt. Disa misionarë të krishterë e lirojnë dhe ia mundësojnë të ikë, pas së cilës ai vazhdon me vrasje.
Se e a kanë shëruar në burg e në spital kjo nuk dihet, meqë për të askush më nuk ka dëgjuar. /Telegrafi/ 

Related

Video 628445055122886658

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item