Serbët drejt zhdukjes: Çdo i treti çift nuk ka fëmijë!
Për vetëm 10 vjet, popullsia e Serbisë është buzë katastrofës, pasi nga çdo i treti çift që kishte fëmijë, tash çdo i treti çift nuk ka fëmi...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/serbet-drejt-zhdukjes-cdo-i-treti-cift.html
Për vetëm 10 vjet, popullsia e Serbisë është buzë katastrofës, pasi nga çdo i treti çift që kishte fëmijë, tash çdo i treti çift nuk ka fëmijë.
“Nga numri i përgjithshëm i çifteve që kanë fëmijë, çdo i dyti ka vetëm një fëmijë. Situata është shqetësuese”, thotë për Blic Snezana Lakcevic, shefe e sektorit për regjistrim në Entin e Statistikave të Serbisë.
Se sa e keqe thonë është situata, tregon regjistrimi i fundit: në 1458 vendbanime (31 për qind), nuk ka lindur asnjë fëmijë. Krahas kësaj, çdo vit në Serbi vdesin 34 mijë persona më shumë se që lindin. Demografët serbë kanë frikë se do të vdesin si komb!
“Përveç rënies së natalitetit, në Serbi bie fertiliteti. Kjo tregon se sa gratë mesatarisht lindin fëmijë në moshën 15-49 vjeçare. Për riprodhimin e thjeshtë të një kombi është e nevojshme që shkalla e fertilitetit të jetë së paku 2.1, e te ne është 1.4 që nga viti 2005”, thotë Gordana Bjelobrk, nga sektori i statistikave vitale.
Sipas saj, Serbia mund të shpëtojë nëse çdo familje ka së paku tre fëmijë, por kjo është vështirë të arrihet nga kjo perspektivë, transmeton Telegrafi.
“Ne jemi jovitalë, popull i vjetër që nga përqindja e pensionistëve prin në Evropë. Me këtë normë të natalitetit, mund të ndodh që për 10-15 vite të mos keni problemin e papunësisë. Ekziston mundësia madje të marrin forcë të punës", thotë demografi Vladimir Nikitovic. /Telegrafi/