Luftoni rrudhat me farat të rrushit
Farat e rrushit janë shumë të mira për të frenuar formimin e rrudhave dhe plakjen e lëkurës. Vaji i farave të rrushit në fakt përmban nivel ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/luftoni-rrudhat-me-farat-te-rrushit.html
Farat e rrushit janë shumë të mira për të frenuar formimin e rrudhave dhe plakjen e lëkurës.
Vaji i farave të rrushit në fakt përmban nivel të lartë të polifenoleve, një grup substancash me veti të fuqishme antioksiduese.
Duke qenë se procesi i plakjes është një lloj oksidimi i lëkurës, ndërveprimi i lëndëve antioksiduese pengon këtë proces.
Veç kësaj, ekstrakti i farave të rrushit rrit fluksin e gjakut duke përmirësuar mikroqarkullimin. Ai ndihmon edhe në eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës.
Si t’i përdorësh: Vaji i farave të rrushit, i blerë ose i përgatitur vetë, përdoret si masazhues i lehtë. Me të lyhet dhe masazhohet zona rreth buzëve dhe syve. Lëreni të veprojë gjithë natën./Femina