Pse janë të rëndësishme drithërat integrale?

Femrat që në javë konsumojnë 11 e më shumë porcione me drithëra integrale, e reduktojnë rrezikun nga paraqitja e proceseve të inflamacionit,...


Femrat që në javë konsumojnë 11 e më shumë porcione me drithëra integrale, e reduktojnë rrezikun nga paraqitja e proceseve të inflamacionit, të cilat mund të jenë të rrezikshme për jetën, theksojnë ekspertët. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ky regjim i të ushqyerit nuk ka të bëjë vetëm me inflamacionet kronike, por edhe me diabetin, astmën dhe sëmundjet e zemrës. Për këtë arsye secila femër do të duhej që për çdo ditë të konsumojë qull tërshëre, oriz të kafenjtë integral, bukë të zezë, flluska nga kokrrat e plota, veçanërisht për kafjall, si dhe grurë dhe kokoshka. Konsumimi i lartë i materieve me fibra nga drithërat së bashku me magnezin mbrojnë nga diabeti i tipit 2, kanë konfirmuar ekspertët e institutit gjerman për ushqime në Potsdam. Deri te ky përfundim kanë ardhur në bazë të studimit shumëvjeçar, në të cilin kanë marrë pjesë 25 mijë femra të moshave prej 35 deri në 65-vjeçare. Në mesin e tyre kanë qenë 844 me diabet të tipit 2, ndërsa pjesëmarrëset që për çdo ditë kanë konsumuar drithëra integrale kanë pasur për madje 28 për qind më rrallë sëmundjen e sheqerit.

Related

Shëndet & estetikë 6239893162226866380

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item