Si t’i bëni fëmijët tuaj më të organizuar
Psikologji - Fëmijët mund të jenë krijuesit më të mëdhenj të rrëmujës, kështu që jeni në kohë t’u mësoni atyre disa rregulla dhe sjellje ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/si-ti-beni-femijet-tuaj-me-te-organizuar.html
Psikologji - Fëmijët mund të jenë krijuesit më të mëdhenj të rrëmujës, kështu që jeni në kohë t’u mësoni atyre disa rregulla dhe sjellje për të qenë më të organizuar
Mësojuni fëmijëve se çdo gjë ka një “shtëpi” të sajën, apo një vend të caktuar ku duhet të qëndrojë. Sa më shpejt t’i mësoni fëmijët me këtë koncept, aq më mirë është për ta, por edhe për ju. Kur t’i përgatisni fëmijët që të bëhen të rritur e të pavarur do të jetë shumë më e lehtë në qoftë se ata i kanë mësuar disa aftësi dhe zakone qëkur kanë qenë të vegjël. Kjo gjë mund ta bëjë jetën tuaj edhe më të lehtë!
Vendosni limite
Disa fëmijë i lënë apo i dhurojnë gjërat e tyre më lehtë se disa fëmijë të tjerë. Kështu që ata të cilët janë kokëfortë dhe nuk hedhin asnjë gjë, duhet t’u vihen limite. Fëmijët nuk mund t’i mbajnë lodrat që duan përgjithmonë, për aq kohë sa raftet apo kutitë ku i vendosin mbushen plot e përplot.
Ndihmës të vegjël
Lërini fëmijët tuaj që t’ju ndihmojnë në punët e shtëpisë përpara se të dilni prej saj. Ata do të ndihen më energjikë dhe më të vlerësuar. Këtë gjë bëjeni sa më argëtuese. U thoni fëmijëve se kjo është një “garë”, se jeni me nxitim dhe keni për të bërë shumë kilometra me makinë për të shkuar diku. U thoni gjithashtu se koha që ju duhet për të bërë rregullimet e vogla në shtëpi, para se të dilni, është aq vogël sa do të mjaftonte për të dërguar macen ose qenin te makina jashtë në oborr. Kështu ata do të vihen më shpejt në veprim. Këtë “lojë” bëjeni më interesante me një shpërblim të vogël, duke u ndaluar diku për të blerë për ta ndonjë kos frutash ose ndonjë patatinë.
E lehtë si një A, B, C, D
Formula A, B, C, D punon për çdo gjë, madje edhe për të ndihmuar fëmijët:
-Caktoni një lodër “A” më të preferuarën për fëmijën tuaj në mënyrë që ai të luajë me të gjatë gjithë kohës, edhe kur ha apo lan dhëmbët.
-Caktoni një lodër “B” me të cilën ai luan shumë, sa herë që shkon në supermarket.
-Lodrat “C”, caktoni ato me të cilat fëmija juaj nuk luan aq shumë. Për shembull ato me të cilat ai luan nëpër ditëlindje apo gjatë pushimeve.
-Në kategorinë e lodrave “D” vendosni ato me të cilat fëmija juaj nuk luan fare. Por edhe ato lodra që do t’i dhuroni.
Mësojuni fëmijëve të përdorin një listë
Ju mund të bëni një listë paketimi për fëmijët kur niseni në një udhëtim ose lëri ata t’ju ndihmojnë të bëni pazarin duke përdorur një listë. Mësojini ata se si të organizojnë mendimet e tyre. Listat gjithashtu mund të jenë të dobishme për të vënë rregull dhe për t’i bërë detyrat me radhë. Sigurisht listat më të mira për fëmijët janë ato të ditëlindjeve dhe të pushimeve!
Kur blini gjëra të reja dhuroni të vjetra
Kur ju blini një lodër të re për fëmijën tuaj, një nga lodrat e vjetra mund ta dhuroni. Kur ju blini një palë xhinse të reja, xhinset e vjetra mund t’ia jepni një fëmije tjetër. Fëmijët tanë duhet ta kuptojnë se gjërave të magazinuara një ditë do t’u vijë fundi, dhe nëse ato mblidhen vazhdimisht atëherë do të krijohet një rrëmujë e madhe dhe një kaos. Ata duhet të kuptojnë gjithashtu se duke dhuruar veshje apo lodra ne ndihmojmë njerëzit dhe planetin. Fëmijët mund të përdorin sajte të ndryshme online për të mësuar se çfarë sjellin donacionet e tyre në komunitet dhe se cilat janë ato sende shtëpiake që mund të riciklohen apo të dhurohen. Ditëlindjet dhe festat janë veçanërisht kohët më të mira për të mësuar konceptin “‘out’ me të vjetrat dhe ‘in’ me të rejat”.