Presidenti më i "varfër" në botë: Njerëzit që i duan paratë nuk do të duhej të ishin në politikë (FOTO&VIDEO)

MONTEVIDEO – Hoze Muhika, president i Uruguajit dhe ish-revolucionar,në këtë vend dikur të varfër ia doli mbanë t`i shkul rrënjët e varfëris...

MONTEVIDEO – Hoze Muhika, president i Uruguajit dhe ish-revolucionar,në këtë vend dikur të varfër ia doli mbanë t`i shkul rrënjët e varfërisë dhe të korrupcionit, për CNN ka thënë se ai ”nuk është aspak i varfër si thonë të tjerët për të”, transmeton Anadollia.



“Unë nuk jam president i varfër.Të varfër janë ata njerëz që duan shumë.Unë jam vetëm president modest”, deklaroi ai.
Përndryshe, bëhet fjalë për presidentin e një shteti i cili fal 97përqind të rrogës së tij, nget veturë të vitit 1987 dhe shet lule që i kultivojnë bashkë me gruan i në kopshtin e tyre.
“Nuk më duhet shumë për të jetuar. Jetoj njësoj si kam jetuar para se të bëhem president dhe me të njëjtit fqinj, në shtëpinë time personale dhe në të njëtën mënyrë si më parë. Unë jam republikan”, ka thënë Muhika.
“Jetoj ashtu si edhe pjesa më e madhe e qytetarëve të vendit tim.Ajo është shumica që më votoi të bëhem president dhe prandaj solidarizohem me ta.Nga ana morale, nuk kam asnjë të drejtë të jetoj ndryshe nga shumica e qytetarëve të Uruguajit, shprehet president i atij vendi.
Sipas mendimit të tij, njerëzit që i duan shumë paratë nuk do të duhej të jenë në politikë dhe do të duhej të merren me ndonjë punë tjetër.
“Shumë njerëz dëshirojnë të kenë shumë para.Mendoj se të këtillët nuk do të duhej të jenë në politikë .Unë kështu e shikoj këtë çështje.Kjo nuk është ndonjë reklamë, por filozofia ime e jetës, tha presidenti.
Jeton në një shtëpi modeste fshati në afërsi të Montevideos me gruan e tij, senatore dhe ish-guerile, Lusia Topolanski dhe me qenin e tij trekëmbësh Manuelin.
Ai nuk ka truproje, as eskortë, sepse është i mendimit se nuk i duhen.Mendon se është përfaqësuesi i  duhur që i shërben popullit të Uruguajit.Mendon se, së bashku me qeverinë, punon në mënyrë transparente dhe prandaj nuk ka pse të ketë frikë nga populli.Përveç kësaj, pretendon se me këtë kursen edhe paratë publike./tetovanews.info









Related

Top Lajm 70837150485307433

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item