Përse disa meshkujve nuk u rritet mjekra?
Disa studiues kanë arritur të gjejnë përgjigjen e kësaj pyetje! Prania e qimeve në këtë zonë mashkullore kontrollohet nga testosteronet, hor...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/05/perse-disa-meshkujve-nuk-u-rritet-mjekra.html
Disa studiues kanë arritur të gjejnë përgjigjen e kësaj pyetje! Prania e qimeve në këtë zonë mashkullore kontrollohet nga testosteronet, hormonet mashkullore. Megjithatë mbirja dhe qëndrueshmëria e tyre, varet jo vetëm nga këto të fundit, por edhe nga receptorët. Për shembull dy burra mund të kenë sasi të njëjtë hormonesh, por njëri prej tyre mund të ketë më shumë mjekër për shkak të receptorëve që posedon. Por për çfarë receptorësh bëhet fjalë? Në këtë rast janë disa struktura të cilat kanë për detyrë të ‘lidhin’ dhe të përdorin hormonet dhe ato janë të rëndësishme për funksionimin e këtyre të fundit. Ndërkaq studiuesit i këshillojnë të gjithë meshkujve që nuk u rritet mjekra, t’i nënshtrohen analizave të gjakut. Në këtë mënyrë ju do të dini si të zgjidhni problemin tuaj në rrugë mjekësore.