Përgjigje prej shqiptarve ndaj letrës së pseudoakademikëve, pseudointelektualëve e pseudoanalistëve…!

Shqiptarë mbani frymën! Na folën nëpërmjet një letre akademikë, intelektual e analistë madje siç thuajnë vetë, na qenkan shqiptar(?!) Këta s...


Shqiptarë mbani frymën! Na folën nëpërmjet një letre akademikë, intelektual e analistë madje siç thuajnë vetë, na qenkan shqiptar(?!)
Këta shtatë a tetë persona të nënshkruar në atë paçavure (që e quajnë letër) brezi më i vjetër dhe i mesëm i shqiptarëve i njohin kush janë, por për hir të brezit të ri po i rikujtojë se kush janë këta pseudo-akademik, pseudo-intelektual e pseudo-analistë:
  • Ali Aliu – I njohur me nofkën “CRNI’ si bashkëpunëtor i UDB-së. Para më tepër se gjysmë shekulli të kanë denoncuar bashkë-kohanikët e tu si bashkëpunëtor i UDB-së me nofkën “CRNI”, duke i denoncuar e burgosur shumë prej tyre. Ti “CRNI” ke qenë mik shtëpie i Gligorovit. Nuk të lënë ta shijosh pensionin nga UDB-ja, por duhet të jesh ende aktiv!
  • Abdylmenaf Bexheti – ky person ka qenë kandidat i SKM-PDP
    (LSDM e sodit) për këshilltar komunal gjatë zgjedhjeve lokale të viteve ’90, me tituj shkencor të parregullta e një ministër “milenik” i Cërvenkovskit.
  • Alajdin Abazi – ka qenë burrë i mirë, por së fundmi i shndërruar në një “pijanec” i njohur në Tetovë. Jam më se i sigurt se atë paçavure e ka nënshkruar nën ndikimin e alkoolit pa ditë se çka nënshkruan, i ndihmuar nga “piajneci” i LSDM – së Abdulmenaf Bexheti.
Sa për të tjerët prej te Xhevdet Hajredini e deri te ky voglushi Albert Musliu, asgjë e re! – Kuadro të vjetër e të ri të Beogradit, Gligorovit Cërvenkovskit, e deri te kjo LSDM-ja e sodit!
Fjalia juaj se “…duhet të respektohet vullneti I popullit…”, po ju përgjigjem popullorçe “JO MORE !”- Cilin popull?! – Po juve siç thuajnë shqiptarët “ju paska lënë mendja krejt”!
Vërtetë mendoni se shqiptarët në Maqedoni janë “të ngecur”. Doni të na etiketoni si injorantë e xhahilë. A vërtetë mendoni more ju (edhe pse nuk mendoni fare po zbatoni urdhra) se:
  1. Vullneti i popullit shqiptar na qenka për bustet e Car Dushanit, Car Llazarit e “carave “ tjerë;
  2. Vullneti i popullit shqiptar na qenka për Enciklopedinë Maqedonase e botuar nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë ku shqiptarët fyen me gjuhë raciste, e ju pseudo-akademik jeni anëtar të kësaj akademie;
  3. Vullneti i popullit shqiptar na qenka për realizimin e projektit “Skopje 2014” JO MORE ! –vazhdojmë:
  4. Vullneti i popullit shqiptar na qenka që një familje e tërë shqiptare nga Shkupi (familja Zeqiri) të shpërngulet si rezultat i dhunës, aksionet policore duke ngrehur zhak nëna e gra shqiptare (nënë Hamide), përgjakja e fëmijëve shqiptar në Shkup, procese të montuar gjyqësore;
  5. Vullneti i popullit shqiptar na qenka që nga buxheti i shtetit 98% shkojnë për kulturën, arsimin, shëndetësinë e maqedonasve pa harruar këtu investimet në infrastrukturë të vendbanimeve të tyre, kurse për shqiptarët mezi 2% duke i lënë ata në baltë e lloç;
S’po vazhdojë më se ka shumë…
Kur keni reaguar për gjitha këto katrahure që kanë përjetuar dhe po përjetojnë sot e kësaj dite shqiptarët? – ASNJËHERË!
Tani një shpjegim demokratik. Ju thoni se “vullneti i popullit shqiptar na qenka te ato 150.000 votues…’ – JO MORE!
Te ato 150.000 janë:
- Vullneti i romëve, torbeshëve, boshnjakëve, turqve dhe të disa maqedonasve (të ju përkujtojë njësinë 3 dhe 4 zgjedhore),
- Vullneti i popullit shqiptar në Kërçovë na qenka 12.000 për BDI dhe 200 për PDSH-në, malësia e Karadakut 5000 për BDI dhe 300 për PDSH-në, malësia e Tetovës 5000 për BDI dhe 800 për PDSH-në. Në Dibër 4000 për BDI dhe 900 për PDSH-në, etj.

Kjo nuk ka fare të bëje me demokracinë. Këto vota janë marrë me kërcënime, me dhunë të paparë, me shantazhe e frikësime, dhe përfundimisht me blerjen e votave nga 3 e deri në 10 euro për vote!

Juve askush nuk ju ka dhënë mandate të flitni për këto çështje e aq më pak në emër të shqiptarëve. Ju vetëm jeni duke zbatuar një urdhëresë për interesat sllave të Moskës, Beogradit e të ekspoziturës së LSDM në Shkup.

Pa kurrfarë respekti për të gjithë ju, deputeti i popullit shqiptar (me vota halis shqiptare, e me mandate të plotë shqiptar)
Ernad Fejzullahu
Nënkryetar i PDSH-së

Related

Opinione 9073904604234633918

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item