Pacolli – Krasniqit: Shitma shpinë për 1 milion euro Jakup, do ta bëj çerdhe per femije

Zëvendëskeryeministri Behgjet Pacolli ka reaguar përsëri ndaj deklaratave të Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Më poshtë mund ta lexoni reag...


Zëvendëskeryeministri Behgjet Pacolli ka reaguar përsëri ndaj deklaratave të Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Pacollit në Facebook.
“Hajde hajde Jakup Krasniqi, se ketu të prita me dal. Po të drejtohem bash si në odat tona të moqme, ndoshta nuk të vjen mërzi… A e din që ka një dallim themelor mes meje edhe teje. Une flas për pasurinë time, rrjedhimisht djersën time dhe të familjes sime, ndërsa ti për djersën e qytetarëve të Kosovës.
Edhe e di si po ja bëjmë… për të mos e zgjat ma tëpër.
Edhe pse unë paratë e djersës time i respektoj, por po i përgjigjem ofertës tënde.
Meqë e paske hedh shtëpinë në shitje, ta blej unë menjëherë, me ato 1 milion që i paske kërku, e ti më trego veq kur i mbledh plaqkat e më liro shtëpinë sepse do të ia dhuroj komunitetit për qerdhe fëmijësh.

Por, ti mbajë fjalen dhe 600 mijë euro ua kthe skamnorëve sepse realisht ato para të tyre janë. Ti dhe shpirti yt e din këtë gjë më së mir”. ka shkruar Pacolli në Facebook.

Related

Lajme 2557466047589157914

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item