Aromë Shqipërie në Bruksel (VIDEO)

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore zotëroi për disa orë qendrën e Brukselit, në kuadër të edicionit të 8-të të festivalit ‘Balkan Traf...


Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore zotëroi për disa orë qendrën e Brukselit, në kuadër të edicionit të 8-të të festivalit ‘Balkan Trafik’. 

“Kemi ardhur me një koncept tjetër nga 2009, duke mbështetur kryesisht grupin e valleve, pasi duhet qe vallet shqiptare jane të veçanta”, thotë Sulejman Balteza, drejtor artistik i Ansamblit Kombëtar. 
“Nuk kam dëgjuar kurrë muzikë shqiptare por ngjan pak me atë bullgaren, ndaj tentuam të kërcenim me valltarët tuaj”, thotë një qytetare bullgare.
“Shkoj çdo vit në `Balkan Trafik` dhe njoh edhe muzikën shqipëtare sepse ata ftohen çdo vit”, thotë një qytetare rumune.
“Të gjitha këto kërcime i kam mësuar këtu në Belgjikë, por ka shumë njerëz që kërcejnë se do isha futur në valle, pa problem.”
“Vërtetë s’patëm fat, në fillim ra shi, por për çudi të gjithë ndenjën. Ne shpërndamë mbrojtëse plastike, pastaj koha u hap dhe shqiptarët erdhën. Këtë vit kemi mbledhur zëra të ndryshëm tipik të rajoneve të ndryshme ballkanike, si polifonia shqipëtare, ajo bullgare, arumun, si dhe një projekt tërësisht i yni që bazohet tek gratë e Ballkanit”, thotë Nicolas Wiewrs, organizator i Balkan Trafik.
“Faktikisht më kishte marrë malli të vishja kostum civil, megjithaë nesër do dal me kostumin popullor, atë që kam veshur gjithmonë, kështu që nuk i ndahem traditës dhe më vjen mirë që në këtë shesh kaq të madh e kaq të bukur, unë shoh shumê shqipëtar që e dashurojnë folklorin shqipëtar dhe e duan traditën tonë. Në moshën 16 vjeç kam bërë turneun e parë në Kosovë e gjithë populli shqipëtar aty dogji xhaketat, çadrat, na bënë dritë se ikën dhe dritat dhe fatmirësisht u hap koha kur filluam të kërcenim ne. Edhe këtu, kur erdhëm pamë grupin e bullgarëve që po kërcenin dhe filloi shi dhe faktikisht, jo se na trembi shiu, por thamë gjynah do na prishen kostumet. Megjithëse ka të bëjë shumë, kur vinë shqipëtarët e hapin kohën”, thotë Rexhep Celiku, koreograf e valltar i Ansamblit.
Ndërsa luanin bullgarët, shqiptarët shmangën shiun duke u mbledhur nëpër kafenetë pranë sheshit kryesor. Një rast i mirë fushate elektorale për kandidatin, Amet Gjana, i cili pozicionohet i 24-ti në listën e PS për zgjedhjet rajonale të Brukselit më 25 Maj. 
Valltarët e Tiranës gjetën një shesh të ngrohur nga valltarët e rinj të mërgatës, që me ritme e veshje tradicionale hynë në sheshin kryesor të Brukselit,  nismë kjo që u përgëzua nga drejtori i TOB-së, Ilir Kerni.
“Kërcejnë shumë mirë dhe kostumet shume të bukura që kanë me shume rëndësi, pasi duhet t’i ruajmë kostumet. Veshje me fustanellë nuk kishte fare, por vetëm veshje veriu, gjë që më ra në sy”, thotë Besmik Aga.
“Ne i kemi fustanellat, por meqë sot ishte një paradë e shkurtër dhe këtu nuk kishim ku të ndrroheshim, se ne në program i kemi të gjitha kostumet e trevave shqiptare, por është një emocion i madh e i këndshëm sidomos kur je larg Shqipërisë, larg vendit tënd”, thotë Aishe Morina, drejtuese e grupit të valltarëve të komunitetit.
Kënga e vallja shqiptare vijon deri të dielën në Pallatin e Arteve të Bukura, Bozar, ku Ansamblit Kombëtar i bashkangjitet dhe grupi polifonik jonian.
Përgatiti ARTA TOZAJ
/ Top Channel

Related

Kultura 880478928617130599

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item