Nuri Seferi, “Tajsoni shqiptar” synon titullin e Kampionit të Evropës

Me 37 vjet dhe 41 luftëra profesionale (35 fitore) “Tajsoni shqiptar”, emër me të cilin njihet Nuri Seferi, ka mbërritur një moshë të shtyrë...


Me 37 vjet dhe 41 luftëra profesionale (35 fitore) “Tajsoni shqiptar”, emër me të cilin njihet Nuri Seferi, ka mbërritur një moshë të shtyrë për një boksier. Por ai as që mendon të tërhiqet. “Unë vazhdoj të ëndërroj për një titull kampioni të Evropës”, thotë ai për shtypin gjerman. E dua patjetër një revansh kundër kampionit në versionin WBO, Marco Huck.
Por, për t`iu afruar realizimit të këtij objektivi Seferi duhet që së pari të mundë më 16 maj konkurrentin Tamas Lodi, një boksier hungarez, në CU-Arena në Neugraben, Gjermani. Ai deri më tash ka fituar në 13 luftëra, një e ka humbur dhe një e ka barazuar. 11 prej tyre i ka fituar para përfundimit të luftës.
“Duket i ashpër në pllakate por Seferi është një baba i mirë dhe njeri i sjellshëm, shkruajnë gazetat gjermane.
Dhe, ai është i sigurt se do të fitojë. “Për herë të parë në karrierën time të gjatë kam stërvitur në Hamburg disa javë rresht dhe jam përgatitur në mënyrë konsekuente për luftën e radhës. Kështu nuk më ka ndodhur asnjëherë më parë .

Related

Sport 7819401516719629664

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item